Kosova
Shkronjat

E plotësuar: Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka arritur tashmë në Gjykatën e Colmarit, ndërsa seanca pritet të fillojë së shpejti.

 Para gjykatës në Colmar të Francës janë shqiptarë të shumtë të cilët po mbështesin ish-kryeministrin Haradinaj.

Para Gjykatës po ashtu vërehet prani e shtuar e Policisë.

Seanca gjyqësore kundër Haradinaj fillon në ora 14:00

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj pritet që sot të dalë para Gjykatës në Colmar të Francës, në seancën e tretë gjyqësore kundër tij.

Haradinaj u arrestuar më 4 janar në Francë në bazë të një fletëarresti të lëshuar nga Serbia më 2004 për krime lufte.

Prokuroria Speciale e Serbisë pati paraqitur edhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi, ndërsa pas seancave gjyqësore më 9 shkurt dhe 2 mars, vendimi pritet të merret sot. Ndryshe, seanca pritet të fillojë në ora 14:00 dhe para gjykatës janë mbledhur qytetarë të shumtë nga diaspora shqiptare për të ofruar mbështetjen e tyre për ish-kryeministrin e vendit.

Është raportuar edhe për prani të shtuar të policisë.