Kosova
Shkronjat

Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është e mundur po që se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.