Kosova
Shkronjat

Sot pritet të fillojnë gërmimet për gjetjen e mbetjeve mortore të shqiptarëve në Rashkë të Serbisë.

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar kryetari i Komisionit për të Pagjetur, Prenk Gjetaj, i cili tha se ky gërmim i cili do të bëhet në varrezat masive në Kizhavec, është vazhdim i punimeve për herën e pestë.

Gjetaj shtoi se këto gërmime sipas informacioneve që kanë marrë nga pala serbe, pritet të jenë përfundimtare për gjetjen e trupave të shqiptarëve të vrarë gjatë luftës së fundit në Kosovë.