Kosova
Shkronjat

Ish-i dërguari i posaçëm i OKB-së për statusin e Kosovës, Martti Ahtissari, ka thënë se dialogu i Kosovës me Serbinë duhet të vazhdojë.

“Mos humbisni kohë dhe vazhdojeni dialogun me Serbinë – vetëm kështu mund të krijohet stabilitet në vend”. “Dialogu nuk duhet të shpërfillet”.

Këto komente Ahtisaari i ka bërë përmes një videomesazhi në seminarin e organizuar nga Ambasada e Finlandës për 100-vjetorin e Finlandës, njofton Klan Kosova.

“Marrëdhënie të mira duhet të keni edhe me shtetet tjera fqinje”.

“Të gjitha palët duhet të diskutojnë me njëra-tjetrën, zgjidhje të qëndrueshme mund të gjenden vetëm nëse diskutojmë bashkë”.

Për të pasur një shtet stabil, Ahtisaari ka thënë se rëndësi duhet t’i jepet edhe sundimit të ligjit.