Kosova
Shkronjat

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë homazhe tek varrezat e figurave të rëndësishme historike. Dy ditë pas kthimit nga Franca, ku qëndroi i ndalur për rreth katër muaj, Haradianj do të nderojë komandantët e rënë të UÇK-së, ish-bashkëluftëtarët e tij dhe ish-presidentin Rugova.

Vendet ku Haradinaj do të bëjë homazhe sot:

11:00, Homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë,

11:20, Homazhe në Velani te varri i ish-presidentit Rugova,

12:00, Prekaz, homazhe ne kompleksin e Jasharajve,

13:00, Homazhe në Meje, Gjakovë

 

14:00, Homazhe në Gllogjan