Kosova
Shkronjat

Ka përfunduar mbledhja urgjente e deputetëve të LDK-së, e cila u mbajt në selinë e këtij subjekti me kërkesë të kryeministrit dhe liderit të kësaj partie, Isa Mustafa.

Pas përfundimit të mbledhjes, zëdhënësi i Qeverisë, Arban Abrashi, konfirmoi se Projektligji për Demarkacionin me Malin e Zi do të procedohet pas ditës së mërkurë. Abrashi konfirmoi se Demarkacioni shkon në Kuvend pas mocionit të opozitës.

“Ka qenë një takim joformal i kryetarit me disa prej antarëve të kryesisë. Kemi diskutua se çfarë ka ndodhë sot paradite. Çështja e demarkacionit do të paraqitet në Qeveri dhe në Kuvend pas të mërkurës. Besojmë që mocioni nuk do të kalojë”, ka thënë Abrashi.
Ai u shpreh i bindur se mocioni nuk do ta shkarkojë Qeverinë.

Kujtojmë se mbledhja e deputetëve të LDK-së u bë pas dështimit të mbledhjes së Qeverisë.

Kryeministri Mustafa në orët e hershme të mëngjesit në ambientet e Kuvendit ka zhvilluar një takim me kreun e PDK-së, Kadri Veselin si dhe ambasadorin Delawie.