Kosova
Shkronjat

Ka filluar seanca e Kuvendit të Kosovës ku pritet të nxirret për votim mocioni i opozitës për rrëzimin e Qeverisë.

Shefja e Grupit Parlamentar të NISMA-s për Kosovën e ka arsyetuar inicimin e mocionit në Kuvendin e Kosovës për ta rrëzuar qeverinë e Kosovës.

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Valdete Bajrami, i ka ftuar të gjithë deputetët e Kuvendit të Kosovës që ta votojnë mocionin e iniciuar nga partia e saj.

“...i ftoj deputetët e Parlamentit të Kosovës ta votojnë mocionin e mosbesimit kundrejt kësaj Qeverie. Falënderoj të gjithë deputetët që e kanë përkrahë këtë iniciativë", ka thënë Bajrami në fund të fjalës së saj.