Kosova
Shkronjat

Nënkryetari i AAK-së, Pal Lekaj, pas takimit të përfaqësuesve të partive politike me presidentin Thaçi, thotë se zgjedhjet e parakohshme do të mbahen më 11 qershor. 

AAK, sipas tij, mbetet e palëkundur që Kosovës t’i ofrojë mundësinë e ndryshimit të vërtetë, në këto zgjedhje. 

Sipas tij, tash është shansi kryesor nëse vendi ynë do të shkojë sigurt përpara, apo do të vazhdohet me qeveri si kjo e fundit.  

Shkrimi i plotë i Pal Lekajt:

Qytetarë të Kosovës,

Sot është mbajtë takimi konsultativ i spektrit politik me Presidentin për tu caktuar data e zgjedhjeve të parakohëshme, pas shkarkimit të Qeverisë së Kosovës nga Parlamenti. 

Data kur do të mbahen këto zgjedhje është 11 qershor 2017.

Ne mbasim të palëkundur që Kosovës t'i jepim frymën e ndryshimit të vërtetë.

Këto zgjedhje janë shansi kryesorë nëse vendi ynë do të shkojë sigurtë përpara, apo do të vazhdojmë të ngecim me qeveri të dobëta çfare e shkarkojë Kuvendi i Kosovës. 

Urime për datën e zgjedhjeve. 

Shihemi në fitore!