Kosova
Shkronjat

Është rrahur e sapoaderuara në Partinë Demokratike të Kosovës, Arbana Xharra. Gazeta Express merr vesh se Xharra është rrahur në parkingun para banesës së saj në Prishtinë dhe se është dërguar në QKUK.

Sulmi ka ndodhur rreth orës 1:00 pas mesnate. Këtë për portalin koha.net e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës, sipas të cilëve Xharra në spital është dërguar nga bashkëpartiakët e saj.

Ende nuk ka informacione për të dyshuarit që kanë mundur ta sulmojnë atë.