Kosova
Shkronjat

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, ka thënë se dikasteri i saj dhe institucionet e tjera të vendit kanë bërë krejt çka ka qenë e mundur për të ndihmuar

në lirimin e ish-komandantit të Zonës Operative të Dukagjinit, ish-kryeministrit të Kosovës e kreut të AAK-së, Ramush Haradinaj.

“Kur flasim për ndalimin e Ramush Haradinaj në kemi bërë gjithçka që është e mundur”, ka thënë Hoxha në "Puls" të KTV-së, teksa ka shtuar se në drejtim të homologut të saj në Francë ka nisur kërkesa për lirimin e Haradinajt.

“Ne kemi kërkuar po ashtu nga INTERPOL-i pastrimin listave ku kërkohen rreth 22 persona”, ka thënë ajo.

Haradinaj po mbahet në Francë, pasi u ndalua nga autoritetet e atjeshme nga një urdhërarrest që Serbia e ka lëshuar për të dhe kosovarë të tjerë që nga viti 2004. Ai u lirua nga paraburgimi pas mbajtjes tetë ditëshe, me kusht që të mos lëshojë Francën dhe të paraqitet dy herë në javë në polici.