Kosova
Shkronjat

E deklarimin e pasurisë e ka bërë edhe Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Sipas raportit të AKK-së, pasuria e paluajtshme e presidentit Thaçi arrin vlerën 260.000 euro.

Në deklarimin e tij në AKK, figuron toka bujqësore me vlerë 180,000.00 euro dhe shtëpi 250.00 m2, me vlerë 80,000.00 euro, të cilat janë trashëgimi nga familja e tij.

Ndërsa, pasuri të luajtshme Thaçi ka deklaruar veturë Audi në vlerë prej 15,000.00 euro.

Nga Presidenca, Hashim Thaçi ka të hyra vjetore rreth 31 mijë euro, me mëditje vjetore rreth 8 mijë euro – ndërsa të hyrat e bashkëshortes janë rreth 18 mijë euro.

Thaçi po ashtu ka deklaruar edhe para të gatshme në banka e cila shumë është rreth 300 mijë euro.