Kosova
Shkronjat

Në mbledhjen e rregullt të Qeverisë, ministri në detyrë i Financave, Avdullah Hoti, ka prezantuar raportin për të hyrat dhe shpenzimet për periudhën janar - maj 2017.

Ai ka bërë të ditur se të hyrat kanë shënuar rritje prej 3,4% (20.8 mil€) krahasuar me periudhën e vitit paraprak, nga të cilat të hyrat vendore u rritën për 6,7% (11 mil €), ndërsa të hyrat në kufi prej 2,8% (10 mil €).

Sipas tij, të hyrat vetjake kanë regjistruar rritje prej 6,8%, ndërsa të hyrat nga niveli lokal tejkaluan planin e parashikimeve për 4.4 mil € apo 15,9% më shumë se periudha e njëjtë e vitit paraprak.

Hoti bëri të ditur se të hyrat tjera jotatimore kanë regjistruar performancë pozitive, ku të hyrat nga tantiema kanë arritur në 15.9 milionë euro, ndërsa taksa koncesioneve 3.7 milionë euro.