Kosova
Shkronjat

Ka filluar takimi mes Presidentit Hashim Thaçi dhe përfaqësuesve të partive politike.

Deri më tani është vërejtur vetëm prezenca e përfaqësuesve të koalicionit PAN.Partitë kryesore, LDK, VV dhe disa parti më të vogla kanë paralajmëruar se do ta bojkotojnë. Lëvizja Vetëvendosje para disa ditësh ka bërë të ditur se nuk do të marrë pjesë në ftesën që ua ka bërë Thaçi, ndërsa njësoj kanë deklaruar edhe zyrtarë të koalicionit LDK-AKR-Alternativa.Refuzimin ndaj ftesës së Thaçit e ka njoftuar edhe Lista Serbe nëpërmjet kryetarit, Goran Rakiq. Deri më tani vetëm zyrtarë të koalicionit PDK, AAK dhe Nisma kanë konfirmuar se do t’i përgjigjen pozitivisht ftesës së Thaçit. Ndryshe, rezultatet e zgjedhjeve janë certifikuar më 8 korrik dhe brenda 30 ditësh Presidenti duhet ta caktojë datën e mbajtjes së seancës konstituive ku zgjidhet kryetari dhe betohen deputetët e rinj.