Kosova
Shkronjat

Dogana e Kosovës në periudhën e njëjtë kohore të vitit 2017 ka pasur 5,15 % të hyra më shumë ose afër 30 milionë euro më shumë se në periudhën e njëjtë kohore në vitin 2016. Gjatë vitit 2016 dogana kishte mbledhur 567,7 milionë euro derisa në këtë periudhë janë mbledhur 597,01 milionë euro.

Dogana ka arritur të kalojë projeksionit e qeverisë për 4 milion euro deri tani, respektivisht sipas trendeve aktuale deri në fund të vitit 2017 do të arrijë rekord në mbledhjen e të hyrave, të cilat për këtë vit pritet të janë mbi 1 miliard e 100 milionë euro.