Kosova
Shkronjat

Pas takimit konsultativ ndërmjet partive politike në të cilin nuk ishte i pranishëm shefi i Grupit Parlamentar të VV-së, Glauk Konjufca, në një prononcim për media tha se PAN nuk i ka votat për kryeparlamentar dhe se VV-ja nuk pajtohet të mbajë mbledhje konsultative sepse sipas tij janë në favor të koalicionit PAN.

“LVV nuk morri pjesë në këtë takim konsuktativ sepse këto takime janë për qëllime të koalicionit PAN. Ky i fundit nuk i ka numrat dhe si rrjedhojë po i kërkojnë nëpërmjet takimeve konsultative”- tha Konjufca, raporton Express.“Koalicioni PAN nuk po e propozon kryeparlamentarin sepse nuk i kan votat. Ne nuk pajtohemi që të kemi këso lloj mbledhjes politike, dhe se e dimë kush nuk bënë të jetë në krye të Kuvendit të Kosovës. Për të tjerët shohim”- tha tutje Konjufca.