Liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor kanë rishprehur zotimin e tyre për të shfrytëzuar mundësinë që vjen nga Plani i Rritjes për rajonin, sipas një komunikate nga faqja e Komisionit Evropian. Njoftimi ka dalë pas takimit që komisionerja për zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, me liderët në një takim rajonal në Shkup të martën....
Ministrja në detyrë e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të Prishtinës, Përparim Rama, i cili ka pohuar se projektet për zhvillimin e kryeqytetit po bllokohen nga niveli qendror. Nagavci ka deklaruar se nuk ka asnjë kërkesë për ndërtim e çerdheve dhe shkollave në Komunë të Prishtinës që nuk e kanë trajtuar....
Sot është hedhur gurthemeli i stacionit të ri policor në Zubin Potok. Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla tha se stacioni i ri pritet të rrisë kapacitetet operacionale të Policisë së Kosovës në këtë zonë, duke përmirësuar shërbimet për komunitetin lokal dhe duke kontribuar në stabilitetin e përgjithshëm Më poshtë gjeni kronikën...
Edhe seanca e 40-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës dështoi. Deputetët nuk arritën të gjenin konsensusin për të ngritur një komision për votimin në mënyrë të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit. Kjo është seanca e dytë që zhvillohet pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, i cili është interpretuar në mënyra të ndryshme nga...
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka komentuar seancën e fundit të Kuvendit, ku edhe për të 40-në herë dështoi konstituimi i Kuvendit. Cakolli në një postim në Facebook shkruan se kryesuesi Avni Dehari e mbylli seancën në mënyrë arbitrare. “Sot, për të dytën herë pas aktgjykimit, kryesuesi Avni Dehari sërish e mbylli...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se ka qenë qëndrim i njëanshëm i saj kur ka deklaruar se do të tërhiqej nëse nuk i merr 61 vota për kryeparlamentare më votim të fshehtë. Por, krahas kësaj, Haxhiu tha se për këtë qëndrim ka marrë mbështetje nga Lëvizja Vetëvendosja dhe kryetari i saj, Albin Kurti....
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka njoftuar se është ndaluar importi i gjedheve dhe i lëkurës së tyre nga zona Auvergne-Rhone Alpes në Francë”, pasi është konfirmuar prezenca e sëmundjes LSD. Përmes një njoftimi nga AUV thuhet se ky vendim vjen pas shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, ndërsa obligohen që të gjitha autoritetet...
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj la të hapur mundësinë që partitë që ishin në opozitë të procedojnë më tutje në Gjykatën Kushtetuese sa i përket situatës së krijuar në Kuvendin e Kosovës me seancat konstituive. Kadrijaj tha se në këtë çështje “ndoshta duhet të ndërhyjë më tutje presidentja e Kosovës, Vjosa...
Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, ka deklaruar se do të kërkojnë interpretim të ri nga Gjykata Kushtetuese për mospjesëmarrjen në votim të deputetëve të opozitës. Sipas saj, interpretimi i mëparshëm i Gjykatës Kushtetuese ka sjellë më shumë paqartësi sesa qartësi në situatën aktuale parlamentare. Ajo theksoi se votimi në Kuvend është obligim dhe mungesa...
Sot pritet vendosja e gurthemeleve të dy urave të reja mbi lumin i Ibër në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës dhe komunave të Mitrovicës së jugut dhe veriut në orë 17:00 në veri të Mitrovicës. Sipas njoftimit në këtë ceremoni do të marrin pjesë, kryeministri në detyrë...
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje nuk e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe tha se s’i respekton vendimet e këtij institucioni. Zemaj u shpreh para mediave se ky ngërç politik është fatkeqësi për Kosovën. “Vetëvendosje s’e njeh Kushtetutën e Kosovës dhe s’i respekton vendimet. E njeh vetëm egon...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar se është publikuar lista e Qendrave të Votimit për Zgjedhjet Lokale për Kryetarë të Komunave dhe për Kuvende Komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025. Sipas vendimit të KQZ-së, numri i Qendrave të Votimit në 38 komuna të Republikës së Kosovës, në të cilat do të...
Komisionerja e Zgjerimit e Bashkimit Evropian, Marta Kos, në një fjalim rasti në hapjen e samitit e Bashkimit Evropian me Ballkanin Perëndimor në kuadër të përpjekjeve për përshpejtimin e zbatimit të Planit të Rritjes prej 6 miliardë eurosh – një paketë madhore e asistencës financiare për periudhën 2024-2027 – i është drejtuar kryeministrit në detyrë,...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti po qëndron në Shkup ku po merr pjesë në takimin e liderëve të Ballkanit për planin e rritjes të Bashkimit Evropian. Kurti tha se për të është çdo herë kënaqësi që të jetë në Shkup. “Ne kemi pasur një darkë paraprake mbrëmë ku kemi diskutuar për planin e rritjes. Është...
Organizata e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka reaguar sot lidhur me ngërçin politik në vend, gjersa theksojnë se Kosova është përgjegjësi e të gjithëve dhe askush nuk ka të drejtë ta mbajë peng. OVL e UÇK-së përmes një komunikate për media theksojnë se është e papranueshme që, në kohën kur qytetarët...
Zubin-Potoku do të bëhet me stacion të ri të Policisë së Kosovës. Të martën është hedhur gurthemeli për stacionin që ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, ka thënë se do të jetë burim i sigurisë për qytetarët në këtë zonë. “Sot, hodhëm gurthemelin e stacionit të ri të Policisë së Kosovës në...
Sot në Shkup do të mbahet Samiti i liderëve të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor. Komisionerja për Zgjerim e Bashkimit Evropian, Marta Kos, do të takohet me liderët e Kosovës, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi dhe Serbisë, për të përshpejtuar zbatimin e Planetit të Rritjes. Në këtë Samit do të marrë pjesë kryeministri në...
Bashkimi Evropian ka reaguar lidhur me ndërtimin e dy urave të reja mbi lumin Ibër, duke paralajmëruar autoritetet kosovare që të përmbahen nga çdo veprim i njëanshëm dhe i pakoordinuar në Mitrovicë. BE ka konfirmuar se aktualisht është duke kryer një vlerësim rutinë strukturor të urës dhe një studim urbanistik të zonës përreth. Sipas tyre,...
Ish-diplomati i lartë amerikan, Jonathan Moore, ka deklaruar se nuk sheh asnjë rrezik real për një sulm ushtarak nga Serbia ndaj Kosovës, duke theksuar se prania e NATO-s dhe KFOR-it është një faktor kyç që garanton sigurinë. Moore theksoi se situata aktuale nuk e favorizon tensionin ushtarak. “Unë nuk parashikoj asnjë lëvizje apo manovër ushtarake...
Disa nga personat që Prokuroria Speciale e Kosovës i akuzoi për sulmin në Banjskë të Zveçanit – ose së paku një prej tyre – dhe që kërkohen nga autoritetet kosovare, u panë në një protestë të rrethuar nga policia në qendër të Beogradit. Prishtina zyrtare thotë se personat e akuzuar për sulmin e 24 shtatorit,...
Policia e Kosovës ka njoftuar se me 1 korrik 2025, në orën 09:00, në Zubin Potok do të mbahet ceremonia solemne e vendosjes së gurthemelit për ndërtimin e stacionit të ri policor. Ky investim është pjesë e përpjekjeve për të përmirësuar sigurinë dhe praninë policore në këtë rajon. Në këtë ngjarje do të marrin pjesë...
Deputetët do të mblidhen sot në një përpjekje të re, të 39-ën me radhë për ta konstituuar Kuvendin. Partitë parlamentare nuk po arrrijnë të pajtohen për ta konstituuar Kuvendin as pas aktgjykimit të Kushtetueses që obligon që kjo të bëhet brenda 30 ditësh. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së...
Sot në Kosovë pritet të mbajë mot me diell dhe i nxehtë veror. Mëngjesi në disa rajone do të jetë i freskët, ndërsa dita stabile, me diell dhe vranësira të pakta lokale. Temperaturat do të lëvizin nga 12 minimalet deri në 33 gradë Celsius maksimalet. Sikur edhe në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe...
Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI), ka publikuar rezultatet e Provimit të Maturës ku nga 18.800 maturantë që kanë aplikuar, testit i janë nënshtruar 18.130 maturantë. Kështu u bë e ditur përmes një njoftimi ku ndër të tjera thuhet se prej tyre kanë kaluar 12.316 apo 68.6%. “MAShTI njofton se, përmes platformës eKosova...
Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) njofton se ka miratuar plotësimin dhe ndryshimin e Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus në sektorin e sigurimeve, lidhur me sigurimin e detyrueshëm ndaj auto-përgjegjësisë, në pajtim me autorizimet ligjore. Sipas njoftimit, plotësim ndryshimi i Rregullores për Zbatimin e Sistemit Bonus-Malus ka adresuar çështjen e aplikimit të një...
Tre zyrtarë të Policisë së Kosovës janë arrestuar sot në qytetin e Klinës, nën dyshimet se kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të ndaluari, duke tejkaluar kështu kompetencat e tyre zyrtare. Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili bëri të ditur se incidenti ka ndodhur gjatë një operacioni...
Gjatë sezonit turistik të vitit 2025, Policia e Kosovës do të patrullojë në Shqipëri në kuadër të një bashkëpunimi ndërinstitucional. Shërbimet e përbashkëta të patrullimit do të nisin më 1 korrik 2025, me synim rritjen e sigurisë dhe lehtësimin e bashkëpunimit ndërmjet autoriteteve të të dy vendeve. Për këtë sot është firmosur Memorandumi i Bashkëpunimit...
Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë nga sot, vendosë masën e ndalesës së përkohshme të importit të kafshëve të llojit të gjedhit dhe nënprodukteve (lëkurave) nga Zona e Lombardisë në pjesën veriore të Italisë. Sipas njoftimit, pas konfirmimit të shpërthimit të sëmundjes gungore të lëkurës, në bazë të Ligjit të Veterinarisë, duke ju referuar raportit të...
Lëvizja Vetëvendosje është ende në pritje të Lidhjes Demokratike të Kosovës për koalicion qeverisës, përkundër refuzimit kategorik të partisë së Lumir Abdixhikut. Në LVV kërkojnë nga LDK-ja që “të mos sillet me arrogancë”, por të bashkëpunojnë për tejkalim të krizës politike në Kosovë, përmes marrëveshjes politike. Sipas tyre, LDK-ja nuk duhet të jetë “as mish...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, tha se të akuzuarit për sulmin në Banjskë gjenden shumë afër presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, madje, sipas tij, më afër sesa mbrojtja e tij e afërt. Kurti kërkoi sërish që ata t’iu dorëzohen autoriteteve kosovare. Kurti i bëri këto komente gjatë një ngjarjeje të hënën, pasi në...
Me disa ditë vonesë nga Bashkimi Evropian i ka kthyer përgjigje KOHËS në pyetjen rreth testimeve të kryera në urën mbi lumin Ibër në Mitrovicë. BE-ja e ka konfirmuar se ajo është duke bërë vlerësimin e urës dhe zonës përreth saj dhe se për këtë kanë qenë në mënyrë të duhur të njoftuara autoritetet e...
Fermerët nga gjithë Kosova janë thirrur të marrin pjesë në një protestë që do të mbahet më 2 korrik 2025, para objektit të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në Prishtinë, shkruan Gazeta Sinjali. Protesta organizohet si reagim ndaj vendimit të Ministrisë për të përcaktuar çmimin e blerjes së grurit në 17 cent për...
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, udhëton sonte drejt Shkupit, ku do të marrë pjesë në një darkë pune me liderët e gjashtë shteteve të Ballkanit Perëndimor. Takimi është organizuar nga kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe synon forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe avancimin drejt integrimit evropian. Pjesëmarrjen e Kurti e ka konfirmuar për...
Gjykata Themelore në Prishtinë ka marrë vendim për reduktimin e orarit të punës. Tashmë, orari do të jetë prej orës 08:00 deri në 14:00. Kjo si pasojë e temperaturave të larta në Pallatin e Drejtësisë, dhe mungesës së klimatizimit. Njoftimi: Gjykata Themelore në Prishtinë, duke vlerësuar kushtet e punës në Pallatin e Drejtësisë si pasoje...
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do t’i ftojë në ditët në vijim liderët e partive politike në takime konsultative, në përpjekje për të gjetur një zgjidhje pas dështimit të njëpasnjëshëm për konstituimin e Kuvendit. Zëdhënësi i Presidencës, Bekim Kupina, tha për Sinjalin se presidentja pret që partitë politike të zbatojnë Aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese dhe...
Oficerja e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Nëntoger Vesa Ibrahimi, ka hyrë në histori duke u bërë gruaja e parë ndërkombëtare që ka përfunduar me sukses trajnimin elitar ushtarak “Ranger School” në Shtete të Bashkuara të Amerikës. Ky kurs, siç thuhet, një nga më sfiduesit në ushtrinë amerikane, është i njohur për standardet e larta...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë në mungesë ndaj dy personave të dyshuar për krime lufte gjatë viteve 1998-1999 në fshatin Kaqanik i Vjetër. Të pandehurit J.J dhe V.T akuzohen për veprën penale “Krim lufte kundër popullsisë civile”, bazuar në nenin 142 të Ligjit Penal të RSFJ-së, që ishte në fuqi gjatë...
Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për disa pozita të lira pune në kuadër të njësive dhe drejtorive të saj në qytete të ndryshme të vendit Sipas një njoftimi thuhet se janë të hapura këto pozita: Zyrtar për Drejtimin e Mjeteve të Rënda – tri (3) vende të lira pune në Njësinë e Transportit, në...
Sot dhe nesër do të mbahet në Shkup takimi i radhës mes Bashkimit Europian dhe liderëve të Ballkanit Perëndimor kushtuar planit të rritjes. Si pritësi i këtij samiti, kryeministri i Maqedonisë së Veriut Hristijan Mickoski, dhe Komisionerja për Zgjerim, Marta Kos do të kenë një takim kokë më kokë, i cili më pas do të...
Disa institucione publike në Kosovë janë gjobitur me mijëra euro për publikimin e paligjshëm të të dhënave personale të qytetarëve në internet. Agjencia për Informim dhe Privatësi e Kosovës (AIP) ka gjobitur institucione publike—përfshirë komuna, universitete dhe agjenci shtetërore—me gjithsej 110,000 euro për shkelje të privatësisë së qytetarëve. Këto shkelje përfshijnë publikimin e paautorizuar të...
Në kalendarin zyrtar të punës së Kuvendit të Kosovës, sesioni pranveror përfundon më 31 korrik. Megjithatë, ende nuk dihet nëse deputetët do të shkojnë në pushime apo jo, pasi Kuvendi nuk po arrinë të koonstiuohet. Rregullorja e Kuvendit, Neni 51 për sesionet e punimeve të Kuvendit, thotë se sesioni pranveror përfundon në fund të muajit...
Në vendin tonë sot do të mbajë mot kryesisht me diell. Temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 11 dhe 15 gradë Celcius, ndërsa ato maksimale do të lëvizin nga 29 deri në 33 gradë Celcius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtime të ndryshme, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës./KosovaPress
Një person ka pësuar lëndime pas përleshjes fizike që pasoi sot në veri të Mitrovicës. Rastin e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për veriun, Veton Elshani, i cili tha për RTKlive se dy persona janë dërguar në stacion për intervistim. Derisa i lënduari, sipas Elshanit, është duke pranuar trajtim mjekësor si pasojë e lëndimeve.
Banka Qendrore e Kosovës e ka miratuar Raportin Vjetor për vitin 2024. Ky raport, përmbledh angazhimet dhe arritjet institucionale në funksion të garantimit të stabilitetit financiar, ruajtjes së besimit publik, forcimit të integritetit të sistemit financiar dhe sovranitetit monetar, si dhe qëndrueshmërisë së BQK-së si institucion i pavarur kushtetues. Ndër të tjera, raporti në fjalë...
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se mbi 30 herë kanë parë partitë politike të refuzojnë të kryejnë detyrimin e tyre kushtetues nën pretekstin që votimi i fshehtë për kryetaren e Kuvendit është antikushtetues. Sipas tij, vendimi i Gjykatës Kushtetuese në asnjë pikë të vetme nuk e thotë një gjë të tillë. Ka...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, pas dështimit të 38-të të seancës konstituive, ka akuzuar kryeministrin në detyrë dhe kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për shkelje të qëllimshme të Kushtetutës së Kosovës. “Sot të gjithë ju jeni bërë dëshmitarë të abuzimit dhe shkeljes kushtetuese me qëllim dhe me vetëdije nga ana e...
Dy incidente shqetësuese janë regjistruar mbrëmjen e së shtunës në Klinë dhe Vushtrri, ku zyrtarë policorë janë sulmuar fizikisht gjatë kryerjes së detyrës zyrtare. Në Klinë, rreth orës 20:40, është arrestuar një mashkull kosovar, pasi kishte ofenduar dhe sulmuar fizikisht zyrtarët policorë. Si pasojë e sulmit, një polic ka pësuar lëndime të lehta trupore. Me...
Deputetja e Nismës, Xhevahire Izmaku ka thënë se “takimi i djeshëm e ka shpërfaqur edhe një herë nevojën për komunikim më të zgjedhur politik, poashtu e ka shfaqur edhe një hipokrizi”, shkruan Reporteri.net. “Të besojmë se ka me prodhu diçka tjetër, se ka qenë veç takimi i parë”, tha ajo. Sipas saj përgjegjësia është në...
Pak para seancës konstituive, është deklaruar para medieve deputeti i betuar i AAK-së, Bekë Berisha. Ai tha se askush nuk e ka qëllimin e mirë, e madje po duan që të vazhdohet bllokada në Kuvend, transmeton Klankosova.tv. “Unë nuk i kam kuptuar këto versionet e shpjegimit të asnjërës palë, por duket që këto duan të...
Ushtarët nga Maqedonia e Veriut, që shërbejnë nën Komandën Rajonale Perëndim të KFOR-it po kontribuojnë në stabilitetin rajonal përmes patrullimeve të rregullta në komunën e Pejës, njoftoi misioni paqeruajtës i NATO-s, duke publikuar një video në Facebook. “Patrullimi mbetet një aktivitet thelbësor për trupat e KFOR-it, i kryer me transparencë dhe paanshmëri. Prania e tyre...
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, ka kritikuar kryeministrin në detyrë Albin Kurti. Ajo përmes një stautsi në Facebook, të dielën, ka thënë se Kurti në takim me liderët e partive politike kërkoi vetëm t’i nënshtrohen atij. Çitaku tha se Kurti nuk ofroi as kompromis, reflektim e as zgjidhje. “Sipas logjikës së...
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1582 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 19 kanë qenë me lëndime, ndërsa 32 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 23 persona, ndërkaq 13 të tjerë janë dërguar në mbajtje, kurse 1 person u...
Në muajt e ardhshëm mund të ketë një riangazhim të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e dialogut Kosovë-Serbi dhe ulje në tryezën e Zyrës Ovale të liderëve të dy vendeve. Këtë e paralajmëroi Cherles Kupchan Charles Kupchan, nga Këshilli për Marrëdhënie me Jashtë në SHBA. Ish-këshilltari i ish-presidentit amerikan Barack Obamës tha se çfarë...
Deputetët e zgjedhur do të ulen për herë të tridhjetë e nëntë në seancën konstituive të legjislaturës së nëntë sot nga ora njëmbëdhjetë, raporton KosovaPress. Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të djeshëm të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshje...
Gjatë ditës së diel parashihet të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Bazuar në të dhënat e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, temperaturat maksimale do të arrijnë deri në 30 gradë Celsius. “Të dielën do të mbajë mot me diell dhe pjesërisht i vranët. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-16gradë Celsius, ndërsa maksimalet...
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, ka thënë se partia e tij ka bërë kompromis sa i përket çështjes së zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit, por sipas tij, pavarësisht opsioneve të ofruara nga ai, nuk është arritur konsensusi. Ai ka thënë se në takim ka bërë dy propozime, atë që kandidatja e partisë së tij,...
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, e ka cilësuar aktrim takimin e ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, për dalje nga kriza parlamentare pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Krasniqi ka vlerësuar se takimi ka rezultuar i pasuksesshëm. “Takimi që u ftua nga Kurti për të aktruar mbushjen e një obligimi që...
Ka mbaruar takimi i thirrur nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, me liderët e partive politike në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, e ka quajtur farsë publike takimin e liderëve partiakë, të ftuar nga kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Në një konferencë për media, Abdixhiku është shprehur...
Kryeministri në detyrë, njëherësh kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti para takimit me liderët e subjekteve politike shpreson të arrijnë një zgjidhje për të dalë nga ngërçi i krijuar për shkak të mos konstituimit të Kuvendit për më shumë se katër muaj pas zgjedhjeve parlamentare të nëntë shkurtit. Në një prononcim për media para takimit,...
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se më 28 qershor ka filluar periudha për ndërrimin e Qendrës së Votimit brenda komunës për Zgjedhjet Lokale dhe do të përfundojë më 29 gusht 2025. Gjatë kësaj periudhe 63 ditore (28 qershor – 29 gusht 2025), qytetarët me të drejtë vote do të mund ta mësojnë qendrën e tyre...
Zyrtarë nga Partia Demokratike e Kosovës në një konferencë kanë folur për aktgjykimin i fundit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me propozimin e kandidatit dhe mënyrën e votimit për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës. Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda, ka thënë se aktgjykimi në fjalë e përcakton qartë se ndonëse grupi më i madh...
Termocentralet në Obiliq vazhdojnë të tejkalojnë kufijtë e lejuar të ndotjes për gazrat vdekjeprurës, si dyoksidi i squfurit dhe oksidet e azotit. Pavarësisht obligimeve ndërkombëtare dhe paralajmërimeve nga raportet mjedisore, Kosova mbetet ndër vendet më të ndotura në Ballkan. Pasojat ndihen më së shumti te fëmijët dhe të moshuarit – me rritje të rasteve të...
Policia e Kosovës brenda 24 orëve ka shqiptuar mbi 2 mijë e 56 tiketa trafiku. Në raportin 24-orësh të policisë bëhet e ditur se kanë ndodhur 67 aksidente, 24 me të lënduar dhe 43 prej tyre me dëme materiale. Ndër të tjera thuhet se janë arrestuar 19 persona e 11 janë dërguar në mbajtje. /KlanKosova.tv/
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka deklaruar se situata e sigurisë në Izrael është përmirësuar në mënyrë dramatike, si rezultat i Operacionit izraelit “Luani që po Ngrihet” dhe kërcënimi katër dekadash për ekzistencën e Izraelit nga regjimi iranian është shtyrë për shumë vite. Diplomatja izraelite e cila është ambasadore në shtetin ballkanik, i...
Profesori universitar, Mazllum Baraliu, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me konstituimin e kuvendit, ka thënë se është momenti i fundit që partitë politike t’i japin fund lojës, siç e quajti ai, teatrale. Baraliu tha se partitë politike do të duhej ta merrnin aktgjykimin e Kushtetueses si një vërejtje dhe një ultimatum për të...
Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pas vendimit të Kushtetueses Kushtetuese lidhur me vazhdimin e seancës konstituive, ka ftuar sot liderët e partive politike për konsulta dhe përpjekjen për gjetjen e një zgjidhjeje për krizën politike. Takimi do të mbahet në orën 16:00 dhe deri më tani është konfirmuar nga Partia Demokratike e Kosovës, Lidhja...
Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se gjatë ditëve të fundit, territori ynë ishte përfshirë nga një valë e të nxehtit me temperatura maksimale ditore që janë luhatur ndërmjet 29-39 gradë Celsius. IHK njofton se kjo situatë meteorologjike është karakterizuar nga masat ajrore të nxehta, të cilat kanë ndikuar në rritjen e ndjeshme të temperaturave mbi...
Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 2156 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 24 kanë qenë me lëndime, ndërsa 30 me dëme materiale. Policia njofton se janë arrestuar 13 persona, ndërkaq 9 të tjerë janë dërguar në mbajtje. /RTKlive
Duke filluar nga 1 korriku të gjithë bashkatdhetarët që udhëtojnë për në Kosovë me automjete për pasagjerë, do të mund të marrin policën e sigurimit falas në cilëndo prej pikave kufitare hyrëse. Kështu tha gjatë mbledhjes së Qeverisë, kryeminsitri në detyrë Albin Kurti. Sipas tij, polica e subvencionuar do të subvencionohet për automjetet jo-komerciale për...
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit D. R, për veprën penale “Krim i Luftës kundër popullsisë civile”, e sanksionuar sipas Ligjit Penal të RSFJ-së, në fuqi gjatë kohës së kryerjes së veprës penale. Sipas njoftimit të Prokurorisë, hetimet vërtetuan se gjatë periudhës 7–10 maj 1999, në qytetin e Gjakovës,...
Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Policinë Kufitare, ka parandaluar një tentim për të futur mjete monetare të padeklaruara në territorin e Republikës së Kosovës përmes pikës kufitare të Vërmicës. Në orët e para të mëngjesit, gjatë një kontrolli të detajuar në hyrje të Kosovës, një automjet u selektua për kontroll të dytë pas deklarimit...
Rreth 24 mijë nxënës të klasave të nënta, në të gjithë Kosovën, sot i janë nënshtruar testit të arritshmërisë, një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm. Testimi u zhvillua në 170 qendra të testimit, me angazhimin e mbi 1,500 administruesve. Nxënësit u testuan në nëntë lëndë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze,...
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik të Kosovës (IKSHPK) ka paralajmëruar për rreziqet shëndetësore që vijnë nga temperaturat e larta, sidomos gjatë muajve të verës, duke bërë thirrje për kujdes të shtuar ndaj grupeve më të ndjeshme të popullatës. Sipas IKSHPK-së, më të rrezikuar nga valët e të nxehtit janë fëmijët e vegjël, gratë shtatzëna, të...
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka mbajtur sot ceremoninë e betimit për 350 rekrutë të rinj, të cilët pas përfundimit të trajnimit bazik nëntë javor në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes, i janë bashkuar me nder radhëve të FSK-së. Ceremonia solemne u zhvillua me pjesëmarrjen e Komandantit të FSK-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zyrtarëve të...
Qeveria në detyrë e Kosovës në mbledhjen e saj të radhës e mbajtur të premten ka marrë vendim që të ndajë 4 milionë euro për mbulim të kostos së policave të sigurimit për mërgimtarët që vinë në Kosovë për pushime. Subvencionimi i policave do të nisë nga data 1 korrik. Ministri në detyrë i Financave,...
Institucionet e sigurisë dhe inteligjencës së Kosovës kanë vlerësuar se ka përpjekje që tubimi në Gazimestan në shënimin e festës së Vidovdanit të jetë masiv, ka thënë kryeministri në detyrë, Albin Kurti. Kurti në mbledhjen e Qeverisë ka thënë se pushteti në Serbi mund të nxisë incidente në Gazimestan, që ta heqë vëmendjen nga protestat...
Ministrja në detyrë, Donika Gërvalla, ka komentuar situatën pas dështimit të seancës për zgjedhjen e kryeparlamentarit, duke theksuar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese e ka bërë të qartë se të gjithë deputetët janë të obliguar të marrin pjesë dhe të votojnë. “Tri gjëra i ka bërë shumë të qarta aktgjykimi. E para, ajo që përsëritet...
Organizatat e shoqërisë civile kanë protestuar edhe sot para hyrjes kryesore të Kuvendit të Kosovës. Hulumtuesi nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), Naim Jakaj tha se nuk ka hapësirë për kushte dhe vonesa dhe se Kuvendi duhet të konstituohet sa më parë. “Gjykata Kushtetuese dje foli, e përsëriti atë që e kemi thënë që...
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka bërë të ditur se LDK-ja do të marrë pjesë në takimin e liderëve të ftuar nga kryetari i Vetëvendosjes, Albin Kurti. Megjithatë, Bajrami ka kritikuar mungesën e bashkëpunimit nga VV, duke thënë se Kurti nuk u përpoq të vinte nga salla plenare në sallën ku ishin...
Deputeti i betuar i Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka komentuar aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, duke thënë se ka shënuar një momentum të ri. Duke folur për këtë, ai i bëri thirrje Lëvizjes Vetëvendosje që të reflektojë, siç u shpreh Tahiri, mbi sjelljen e saj në Kuvend. “Gjykata Kushtetuese ka shënuar një momentum të...
Seanca e sotme për konstituimin e Kuvendit është shtyrë, për shkak të takimit të nesërm të liderëve politik, të ftuar nga Albin Kurti. Kryesuesi i seancës, Avni Dehari njoftoi se seanca do të mbahet të dielën nga ora 11:00. “Pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese që e solli dje, sot u mblodhën përfaqësuesit e subjekteve politike...
Organizatat e Shoqërisë joqeveritare po zhvillojnë sërish një performancë simbolike para Kuvendit të Kosovës. Ky aktivitet ka për qëllim shprehjen e pakënaqësisë ndaj bllokimit të procesit të konstituimit të këtij institucioni, transmeton Klankosova.tv. Ky aksion po zhvillohet me pankarta në duar me mbishkrimet “120 rroga, 0 përgjegjësi.
Një zëdhënës i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë në një përgjigje portalin rtv21.tv ka thënë se vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës rreth bllokadës në Kuvendin e Kosovës, nënvizon rëndësinë e procesve kushtetuese. Ai ka shtuar se SHBA për gjatë kohë ka përkrahur zhvillimin demokratik të Kosovës dhe...
Kandidatja e Lëvizjes Vetëvendosje për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka insistuar në votimin e fshehtë, duke dhënë zotimin se nëse bëhet kjo mënyrë e votimit e ajo nuk merr së paku 61 vota, do të tërhiqet nga kandidatura për kryeparlamentare. “Me rastin e votimit të fshehtë kur votojnë të gjithë deputetë, siç ka kërkuar...
Grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje ka mbajtur konferencë për media para nisjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Glauk Konjufca, foli për aktgjykimin e Gjykatës Kushtetuese, ku në aktgjykimin e saj të së enjtes, ka pohuar se deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi,...
Temperaturat e larta, nga të cilat është përfshirë edhe Kosova, e kanë rritur shqetësimin për përkeqësim të shëndetit të një kategorie të qytetarëve. Mjekët kanë apeluar që të moshuarit, fëmijët dhe të sëmurët kronikë të mos i ekspozohen diellit gjatë orëve të pikut. Kosova është përfshirë nga valë e të nxehtit, e cila do të...
Kryesuesi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës, deputeti i LVV-së, Avni Dehari, ka kërkuar arritjen e një marrëveshje për zgjidhjen e krizës politike pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Ai tha se porosia e kushtetueses ishte që të arrihet një marrëveshje ndërmjet të gjitha subjekteve politike në Kuvend për konstituimin e legjislaturës së nëntë. Sipas...
Sot nxënësit e shkollave fillore kanë filluar testin e arritshmërisë. Klan Kosova ka siguruar fotografi të grupeve në Viber që janë krijuar, ku po shpërndahen fotot e pyetjeve nga brenda klasave të testimit, si dhe përgjigjet që duhen përzgjedhur. Sot pritet të vlerësohen në lëndët gjuhë amtare, gjuhë angleze, histori dhe gjeografi. Ndërsa pjesa e...
Në reagim ndaj aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka ftuar të gjithë krerët e subjekteve politike në legjislaturën e nëntë për një takim të përbashkët, shkruan Gazeta Sinjali. Takimi do të mbahet të shtunën në orën 16:00 dhe ka për qëllim të kërkojë konsensus për konstituimin e Kuvendit, duke theksuar se...
Më 27 qershor 1917 u lind në Shkodër arsimtari, muzikanti dhe kompozitori Prenk Jakova. Prenk Jakova e kishte prejardhjen nga Gjakova, i biri i Kolës së Dedë Jakovës. Gjyshi i tij, Deda, qe i dhënë pas muzikës dhe i binte klarinetës në Kolegjin Saverian. Muzikën dhe artin e kishte të trashëguar dhe si pasojë Jakova...
Sot për nxënësit e klasës së 9-të do të mbahet Testi i Arritshmërisë i cili do të fillojë në ora 10:00. Nxënësit do të testohen në nëntë lëndë bazë: Gjuhë Shqipe, Gjuhë Angleze, Histori, Gjeografi, Matematikë, Informatikë, Fizikë, Kimi, Biologji. Ky test është një nga vlerësimet më të rëndësishme në përfundim të arsimit të obligueshëm...
Lëvizja Vetëvendosje ka thirrur konferencë për media, sot në ora 10:00, një orë para seancës konstituive të Kuvendit, ku për herë të 38-të pritet të tentohet konstituimi i Kuvendit të Kosovës. Konferenca vjen pasi Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më...
Kosova po e vuan edhe politikisht, edhe financiarisht, sagën për konstituimin e Kuvendit, pas zgjedhjeve të 9 shkurtit. Më 26 qershor, Gjykata Kushtetuese ka marrë vendim që seanca konstituive të përfundojë brenda 30 ditësh. Partitë kanë dalë menjëherë me interpretimet e tyre sa i përket votimit të fshehtë për kandidaten për kryeparlamentare. Në mungesë të...
Gjatë ditës së sotme në Ferizaj do të mbahet ceremonia e certifikimit të rekrutëve të rinj të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Sipas një njoftimi për media nga FSK-ja, bëhet fjalë për gjeneratën 02/2025, ndërsa ceremonia nis nga ora 10:00 dhe mbahet në Sallën e Sporteve “Bill Klinton” në këtë qytet. “Në ceremoninë e certifikimit...
Deputetët do të mblidhen sërish sot në një përpjekje të re, të 38-ën me radhë, për ta konstituar Kuvendin. Procesi ka ngecur tek zgjedhja e Kryetarit të Kuvendit. Gjykata Kushtetuese ka konstatuar të enjten që seanca konstituive e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës duhet të përfundojë më së voni për 30 ditë. Partitë...
Sot në vendin tonë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, në pjesën e dytë të ditës, vranësirat pritet të shtohen dhe në disa zona mund të krijojnë kushte për stuhi afatshkurtra, transmeton KosovaPress. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12 dhe 18°C, ndërsa maksimalet nga 30...
Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës ka publikuar aktgjykimin në rastin KO124/25, lidhur me kërkesën e parashtruar nga deputetja Time Kadrijaj dhe dhjetë deputetë të tjerë të Kuvendit, që kundërshtonin vendimin për refuzimin e formimit të Komisionit për votim të fshehtë dhe vendime të tjera të ngjashme, të marra gjatë seancave konstituive të Kuvendit të...
Rreth 24 mijë nxënës të klasëve të nënta në Kosovë nesër do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë. Nga Gjakova në 7 qendra të testimit do të testohen 1020 nxënës. Për dallim nga vitet e shkuara, këtë vit testimi bëhet vetëm në një ditë në të gjitha lëndët dhe nxënësit e të njëjtës klasë nuk do...
Kryeministri në detyrë, Albin Kurti ka theksuar se përkrahja për nënat lehona dhe fëmijët është rritur ndjeshëm gjatë qeverisjes së tij, duke e krahasuar gjendjen aktuale me atë të katër viteve më parë. “Në Republikën tonë gjithmonë ka pasur nëna lehona dhe fëmijë. Por vetëm falë qeverisjes sonë do të ketë gjithmonë shtesa dhe mbështetje...
Këshilli Prokurorial i Kosovës në mbledhjen e sotme ka miratuar kërkesën e parë buxhetore për vitin 2026 dhe vlerësimet e hershme për vitet 2027-2028. Kjo kërkesë që mori 10 vota gjithsej, u konsiderua tejet e nevojshme që të ketë rritje të buxhetit për Këshillin, me qëllim që t’i trajtojnë sfidat me të cilat ballafaqohen. Drejtori...