VENDORE

Më shumë nga Vendore

Von Cramon: Nuk ekziston më arsyeja për masat kufizuese të BE-së ndaj Kosovës

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Europian, Viola von Cramon, nuk sheh më arsye që Bashkimi Europian të vazhdojë t’i mbajë në fuqi masat kufizuese ndaj Kosovës. Kosova, siç thotë ajo, tashmë e ka bërë pjesën e saj të detyrave për ta shtensionuar situatën në veri. “Arsyeja për masat kufizuese nuk ekziston më. Kosova ka bërë...

Mbi 1 mijë e 600 persona mbesin ende në kërkim nga lufta e fundit në Kosovë

Institucioni i Avokatit të Popullit ka mbajtur një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Në fjalën e tij, Avokati i Popullit, Naim Qelaj, tha se edhe pse kanë kaluar 25 vite nga lufta e fundit në Kosovës, ende mbetet i pazbuluar fati i mbi 1 mijë e 600...

Bislimi merr pjesë në takim ministerial në Podgoricë

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, mori pjesë në takimin e radhës ministerial të vendeve të Ballkanit Perëndimor me BE-në për Planin e Rritjes, në kryeqytetin e Malit të Zi, Podgoricë. “Përgjatë tryezave të diskutimit dhe sesionet e zhvilluara në kuadër të ngjarjes së sotme, bisedat u fokusuan rreth prioriteteve të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin...

Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiqit për prezencën e katër grave heroina të Kosovës në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Osmani ka thënë se në Këshill është thënë vetëm e vërteta para syve të gjithë botës. Sipas saj, të vërtetën nuk mundet ta sulmojë e mohojë...

A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?

Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitës së kryeministrit Albin Kurti në Gjermani dhe fjalimit të tij në ngjarjen e organizuar nga Partia Socialdemokrate e Gjermanisë, SPD, në hapësirat e Bundestagut gjerman, për nder të 75-vjetorit të themelimit të Këshillit të Evropës ka shtuar pyetjen nëse Kosova do të bëhet vendi i...

Murati: Përfituese nga ‘Superpuna’, mbi 4 mijë vajza e gra

Ministria e Financave ka organizuar pritje për të rinjtë që kanë qenë përfitues nga skema e kuponëve nga Agjencia e Punësimit e Republikës së Kosovës. Me këtë rast, ministri i Financave, Hekuran Murati tha se janë 240 të rinj dhe të reja, që kanë ndjekur trajnime për teknologjinë informative pa pagesë. “Pas tri viteve në...

​Kurti kërkon mbështetjen e Gjermanisë për anëtarësimin e Kosovës në KiE

Në ditën e dytë të qëndrimit në kryeqytetin e Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti vazhdoi takimet me përfaqësues politikë dhe deputetë të Bundestagut nga radhët e Partisë Socialdemokrate (SPD), Bashkimit Demokristian (CDU), Partisë së Gjelbër dhe Partisë së Lirë Demokratike (FDP). Takimet i filloi me Rolf Mützenich, deputetin dhe Kryetarin e Grupit Parlamentar të...

Hyn në fuqi udhëzimi administrativ për vendosjen e vërejtjeve shëndetësore dhe ilustrimeve në cigare

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia ka nënshkruar Udhëzimin Administrativ për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ Vërejtjet e Kombinuara, që derivon nga Ligji për Kontrollin e Duhanit. Qëllimi i këtij Udhëzimi Administrativ është përcaktimi i rregullave për vendosjen e fotografive apo ilustrimeve të tjera dhe tekstit – mesazhit informues për efektet negative të duhanit, në paketimet...

​Maqedonci në Budapest: Përgjegjësit për Banjskën nuk janë ndëshkuar ende

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe vendeve partnere të Ballkanit Perëndimor (WB) në Budapest të Hungarisë. Me këtë rast, ministri Maqedonci theksoi faktin që përgjegjësit e sulmit terrorist të 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit, vazhdojnë të jenë të lirë dhe të pandëshkuar. Në...

Për herë të parë mbahet tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë avancimin e partneriteteve publiko-private. Kjo tryezë, siç thuhet në njoftimin për media, shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia. Pjesë e kësaj tryeze, siç...

22 miliardë euro llogariten dëmet materiale nga lufta në Kosovë

Institucioni i Avokatit të Popullit në Kosovë, po mban një tryezë diskutimi me rastin e shënimit të Ditës Kombëtare të Personave të Pagjetur. Këshilltari juridik në këtë institucion, Labinot Sheremeti, tha se Avokati i Popullit gjatë vitit 2023 ka publikuar raportin për drejtësinë tranzicionale dhe zbatimin e mekanizmave të saj, ku qëllimi i tij ka...

Avokati i Popullit: Çështja e të zhdukurve të shihet si detyrim e prioritet

Në shënimin e ditës kombëtare për personat e zhdukur me dhunë, Avokati i Popullit, Naim Qelaj ka thënë se edhe pas 25 viteve ende nuk ka drejtësi. Ai u ka bërë thirrje institucioneve vendore e ndërkombëtare që të ushtrojnë presion ndaj palës përgjegjëse në mënyrë që të zbardhet fati i personave të zhdukur gjatë luftës...

​11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës gjatë vitit 2023

Vetëm gjatë vitit 2023 kanë ndodhur 11 vdekje dhe 330 aksidente në vendin e punës, derisa janë bërë 8114 inspektime dhe janë trajtuar 53 mijë e 330 punëtorë në Republikën e Kosovës. Kështu u tha me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Sigurisë dhe Shëndetit në Punë, ku është mbajtur një konferencë e organizuar...

Osmani pret në takim Sekretaren e “Alwaleed Philanthropies”

Sot në mëngjes, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed Philanthropies, cila udhëheq delegacionin e kësaj organizate që po viziton Kosovën. “Alwaleed Philantropies janë në Republikën e Kosovës për të marrë pjesë në ceremoninë e organizuar nën patronatin...

Ndalet Akil Gjakova në Evropianin e Kroacisë

Xhudisti kosovar Akil Gjakova ka përfunduar garën në Kampionatin Evropian të xhudos që po mbahet në Zagreb të Kroacisë. Ai pësoi humbje nga xhudisti bullgar Mark Hristov më Waza-ari, në kategorinë deri në 73 kilogramë. Ndryshe edhe xhudisti Dardan Cena është eliminuar pasi pësoi humbje në luftën e parë nga Manuel Parlati, në kategorinë deri...

Peleshi: Dialogu Kosovë – Serbi, zgjidhja e vetmja për moscënimin e integritetit dhe paqes në rajon

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Niko Peleshi, mori pjesë në Ministerialin e Bashkëpunimit të Mbrojtjes së Evropës Qendrore dhe Ballkanit Perëndimor, që u kryesua nga presidenca hungareze, në Budapest. Në fjalën e mirëseardhjes, Ministri i Mbrojtjes i Hungarisë, Kristóf Szalay-Bobrovniczky, vlerësoi kontributin e iniciativës së CEDC në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e mbrojtjes...

KEDS: Filloi instalimi i njehsorëve smart në pjesën veriore të Kosovës

Kontraktori i KEDS-it, Elektrosever, ka filluar vendosjen e njehsorëve smart (të mençur) në pjesën veriore të vendit. Këta njehsorë, që janë fjala e fundit e teknologjisë, do të rregullojnë tutje distribuimin dhe furnizimin me energji elektrike për konsumatorët kosovarë të asaj pjese. “Në procesin që ka filluar sot do të vendosen gjithsej 5 mijë njehsorë...

Ambasadat e Gjermanisë, Austrisë, Zvicrës dhe Luksemburgut organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024”

Nga datat 29 prill deri më 17 maj 2024 Gjermania, Austria Zvicra dhe Luksemburgu do të organizojnë “Ditët e Gjuhës Gjermane Kosovë 2024“. Kështu bëhet e ditur në njoftimin e Ambasadës së Gjermanisë. “Së bashku me partnerët tanë, këtë vit sërish do të organizojmë më shumë se 35 ngjarje, në mesin e të cilave ekspozita,...

Ndalohet një shtetas i Kosovës në Maqedoni të Veriut, kërkohej nga Interpoli

MPB njofton se në vendkalimin kufitarë “Bllacë” është ndaluar një shtetas i Kosovës i cili kërkohej nga Interpoli. “Dje në ora 17:20 në vendkalimin kufitarë “Bllacë” në hyrje të RMV-së, zyrtarët policorë kanë ndaluar 24-vjeçarin V.I. nga Kosova, pasi gjatë kontrollit të pasaportave dhe kontrollit në evidencat operative është konstatuar se është regjistruar me masën...

Rama takon Bekim Jasharin, diskutojnë për zgjedhjen e lokacionit për monumentin e heroit Adem Jashari

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka bërë të ditur se është takuar me Bekim Jasharin, me të cilin kanë biseduar për zgjedhjen e lokacionit dhe angazhimin e familjes Jashari në procesin e krijimit e monumentit të Heroit të Kombit, Adem Jashari. Rama këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook. “Kënaqësi e...

IKD: Kuvendi ka marrë vendime në kundërshtim me Kushtetutën

Puna e Kuvendit të Kosovës gjatë vitit 2023 është karakterizuar nga vendimmarrja në kundërshtim me Kushtetutën, thuhet në raportin e Institutit të Kosovës për Drejtësi, që u publikua të premten. Hulumtuesi në IKD, Naim Jakaj, tha se legjislativin e ka përcjell edhe mungesa e transparencës në çështje kyçe të punës, derisa të zgjedhurit e popullit...

​Sekuestrohet duhan i kontrabanduar

Policia e Kosovë ka parandaluar një rast të kontrabandës me duhan gjatë patrullimit të pikës kufitare Hani i Elezit në fshatin Krivenik. Drejtuesi i automjetit sipas policisë, pasi e ka vënë re se është pikasur nga patrullat policore, ka braktisur automjetin dhe ka ikur në drejtim të territorit të Maqedonisë. “Policia ka tërhequr automjetin me...

Projektligji për KPM-në po shqyrtohet në Komisionin e Medieve

Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal është duke e shqyrtuar Projektligjin për Komisionin e Pavarur të Medieve. Në këtë mbledhje po shqyrtohen rekomandimet vendore por edhe atyre ndërkombëtare për funksionimin e medieve në Kosovës. Ligjvënësit e këtij komisioni po marrin sugjerime edhe nga ambasadat e huaja që janë përfshirë në hartimin...

Perez: BE-ja ta çojë përpara aplikimin e Kosovës dhe ta ndëshkojë Serbinë

Alejandro Esteso Perez, njohës i zhvillimeve politike dhe marrëdhënieve ndërkombëtare, në një raport të fundit mbi Kosovën, Serbinë dhe Hungarinë, tha se Bashkimi Evropian (BE) duhet ta çojë përpara aplikimin e Kosovës, ndërsa kërkoi nga shtetet anëtare ta ndëshkojnë obstruksionizmin e Serbisë në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd. “Këshilli i Jashtëm i...

Shtatë raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar për disa raste të dhunës në familje në 24 orët e fundit, ku viktima të dhunës janë gratë. Rastet e dhunës në familje kanë ndodhur në Lipjan, Fushë Kosovë, Prishtinë, Viti e Pejë. Lipjan/25.04.2024 – 07:36. Viktima femër shtetase e huaj ka raportuar se ka pasur dhunë nga i dyshuari mashkull...

Policia shqipton mbi 1 mijë e 800 gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1852 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 18 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 44 me dëme materiale. Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 19 persona, ndërkaq 12...

Rriten remitencat, kaq para dërgoi diaspora deri në muajin mars

Mbi 112 milionë euro është vlera dërgesave të mërgatës që janë sjell në Republikën e Kosovës për muajin mars 2024. Kështu thuhet në statistikat e remitancave dhe institucioneve tjera financiare për këtë periudhë, të publikuara nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK), duke shtuar se vlera totale e tyre për tre muaj, sipas vlerësimeve,...

Mblidhen 4 komisione parlamentare sot në Kuvendin e Kosovës

Në Kuvendin e Kosovës sot do të mbahen mbledhjet e katër komisioneve parlamentare, Komisioni Hetimor Parlamentar lidhur me nivelin e menaxhimit të marrëdhënies së punës të anëtarëve të Shërbimit të Jashtëm dhe zyrtarëve të Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës si dhe Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal. Mbledhje sot...

Sot mbahet ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”

Sot do të mbahet ceremonia përmbyllëse të garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”. Siç ka bërë të ditur Ministria e Mbrojtjes, ceremonia do të mbahet në kazermën “Skënderbeu” në Ferizaj, duke filluar nga ora 10:00. Gara ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024” është realizuar nga data 22-26.04.2023, me pjesëmarrjen e FSK-së dhe shteteve partnere./Indeksonline.net/

Kosova dhe Serbia as dje në Bruksel nuk arritën marrëveshje për dinarin

Kosova dhe Serbia nuk arritën ndonjë marrëveshje për çështjen e transferimit të mjeteve financiare në valutën dinar nga Serbia në Kosovë, gjatë rundit të fundit të dialogut të zhvilluar në Bruksel. Pas takimit trepalësh që u mbajt dje, kryenegociatori i Kosovës, Besnik Bislimi, tha se Serbia kishte “qëndrime shqetësuese” sa i përket çështjes së transferimit...

Osmani merr pjesë në ceremoninë e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET

Nën patronatin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zhvillohet ceremonia zyrtare e dorëzimit të pajisjes moderne SPECT/CT/PET në Klinikën e Mjekësisë Bërthamore, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës. Ceremonia mbahet në orën 12:30, në QKUK. Përndryshe, përdorimi në rritje i imazheve SPECT/CT përshkruhet dhe ilustrohet me një sërë aplikimesh tipike klinike, të cilat...

​Moti sot në Kosovë

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se sot do të mbaj mot i vranët dhe me intervale me diell. Sipas institutit, temperautrat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius. “Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperendimit e lehtë deri mesatare. Kushtet agrometeorologjike...

Kërkohet paraburgim për marrje ryshfeti të një zyrtari të ATK-së

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka paraqitur kërkesë për caktimin e paraburgimit për të dyshuarin Q.M., inspektor i Administratës Tatimore të Kosovës në Mitrovicë. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet se kjo është bërë pasi ekziston dyshimi i bazuar se ka kryer veprën penale “Marrja e ryshfetit”, dhe për S.S., nga Novi Pazari, për shkak...

Kurti në Gjermani: Kosova e vendosur për anëtarësim në NATO dhe BE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga zëvendësministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti dhe ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, pati sot një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann, me personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e tyre deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e social demokratëve, Frank Schwabe, drejtuesin...

A ka ndryshuar qëndrimi i Francës karshi Kosovës ndër vite?

Franca konsiderohet të ketë qenë e zëshme, ndër vite, në kërkesat që ia ka parashtruar Kosovës. Por, a kanë vend spekulimet që ky shtet nuk po i ndihmon Kosovës? Kërkesa e fundit e Francës që në veri të Kosovës të mbahen sa më shpejt zgjedhje të reja dhe thirrja e Parisit që Prishtina të bëjë hapa drejt themelimit të...

Belgjika merr frymëzim nga Danimarka, propozohet dërgimi i të burgosurve në Kosovë

Partia belge N-VA (Aleanca e Re Flemish është një parti politike nacionaliste dhe konservatore flamande në Belgjikë) ka dalë me një propozim për të vendosur në Kosovë të burgosurit që nuk kanë nënshtetësi belge. Theo Francken nga partia N-VA, i cili është anëtar i Dhomës së Përfaqësuesve të Belgjikës që nga viti 2010, e bëri...

Dogana e Kosovës me rekorde të reja, të hyrat tejkaluan 500 milionë euro

Dogana e Kosovës njofton se mbledhja e të hyrave ka tejkaluar 500 milionë euro. Sipas Doganës kjo arritje paraqet një rritje të madhe prej 78 milionë euro, ose mbi 18%, krahasuar me mbledhjen e të hyrave të vitit të kaluar, duke tejkaluar dukshëm edhe projeksionin prej 6% për këtë vit fiskal. “Këto të hyra janë...

Kuvendi miratoi Projektligjin për zyrtarët publikë

Kuvendi i Kosovës ka miratuar në shqyrtim të parë Projektligjin për zyrtarët publikë. Në seancën e sotme, të zgjedhurit e popullit zgjodhën edhe Batisha Ibrahimi anëtare në Bordin e Organit Shqyrtues të Prokurimit(OShP). Krahas kësaj, deputetët e mazhorancës miratuan rezolutën për vlerësimin e punës së Komisionit të Pavarur për Media për vitin 2022. Ndërkaq, dështuan...

Parandalohet një rast i kontrabandës me cigare e duhan

Policia dhe Dogana e Kosovës në rajonin e lindjes kanë konfiskuar një sasi të konsiderueshme të cigareve dhe duhanit kontrabandë, që po vinte nga Republika e Maqedonisë për në Kosovë. Sipas policisë, në këtë aksion janë sekuestruar mallra që iu shmangën doganës në vlerë 20 mijë euro. “Më datë 24.04.2024, në rajonin e Vitisë, njësitet...

U miratua që një vit, Deklarata për të Zhdukurit ende nuk ka filluar të zbatohet, çka thonë nga BE

Edhe një javë bëhen 1 vit nga nënshkrimi i Deklaratës për Personat e Zhdukur nga Kurti dhe Vuçiqi në Bruksel, por akoma nuk ka nisur zbatimi i saj. Se kjo deklaratë ka mbetur vetëm në letër e konfirmojnë edhe nga Bashkimi Evropian. Stano thotë se zbatimi do të nisë kur palët të dakordohen për termat...

Deputetja finlandeze takon Osmani: Kosova duhet pranuar në Këshillin e Evropës pa parakushte shtesë

Deputetja finlandeze, Tytti Tuppurainen ka takuar presidenten Vjosa Osmani. Në një postim në “X” Tuppurainen ka shkruar se Evropa do të humbiste një mundësi të madhe nëse Kosova nuk pranohet si anëtare e Këshillit të Evropës. Ajo më tej ka theksuar se nuk duhet të ketë parakushte shtesë për anëtarësim. “Evropa do të humbiste një...

Kurti: Duam t’i bashkohemi BE-së, NATO-s dhe KiE-së

Kryeministri Albin Kurti ka përmendur qëllimin e Kosovës për integrimin euroatlantik, zgjerimin e BE-së, NATO-s dhe Këshillit të Evropës. Ai kështu u deklarua pasi pati një mëngjes pune në Fondacionin Bertelsmann, me personalitete të rëndësishme e studiues, në mesin e tyre deputetin e Bundestagut gjerman nga radhët e social demokratëve, Frank Schwabe, drejtuesin e Iniciativës...

Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku lirohen nga akuza për krime lufte

Janë liruar nga akuza për krime lufte Sylejman Selimi dhe Jahir Demaku. Trupi gjykues vendosi që Selimi dhe Demaku të lirohen nga akuza që gjatë vititi 1998 u akuzuan se kanë kryer krime lufte kundër popullatës civile. “Të akuzuarit Jahir Demaku dhe Sylejman Selimi lirohen nga akuza sepse në një datë të pacaktuar në muajin...

Gërvalla: Vota prej 82% në KiE, konfirmim i fuqishëm për Kosovën

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës ka folur rreth votimit të anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Ministrave të Jashtëm të Këshillit të Evropës (KiE). Deri më tani flitej se nëse hyn në rend dite, votimi mund të ndodh në muajin maj.“Mbetet ende punë...

Opozita lëshon sallën, shkak raporti i DASH e marrëveshjet ndërkombëtare

Partitë opozitare kanë lëshuar seancën e Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për këtë u bë kundërshtimi për futjen në rend dite të diskutimit rreth raportit të DASH-it si dhe insistimi për votimin e marrëveshjeve ndërkombëtare. PDK, LDK e AAK ishin partitë që e lëshuan sallën. “Ne si LDK dhe po ju bëjë thirrje edhe partive tjera...

Avokati i Popullit reagon pas zhvillimeve të fundit në UP

Institucioni i Avokatit të Popullit është shprehur jashtëzakonisht i shqetësuar në lidhje me deklarimet e fundit për ngacmimet seksuale në Universitetin Publik të Prishtinës. Në një reagim publik, IAP thotë se shqetësime të tilla janë shprehur edhe më herët nga studentët në takime e në aktivitete promovimi të të drejtave të njeriut me Institucionin e...

Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë marrin pjesë në panairin e biznesit të programit IV

Mbi 70 biznese të vogla të komuniteteve jo shumicë kanë prezantuar produktet e tyre në Panairin e Biznesit të Programit IV, me qëllim të kontribuojnë në zhvillimin social për komunitetet e tyre. Zyra e Bashkimit Evropian në partneritet me Ministrinë për Komunitete dhe Kthim, si dhe organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM), përmes këtij panairi synojnë...

Murati: 300 milionë euro është vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend

Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se vlera e marrëveshjeve ndërkombëtare që po presin ratifikimin në Kuvend, kap shifrën e 300 milionë eurove. Murati ka shkruar se së shpejti do të dërgojnë për ratifikim edhe marrëveshjen me Bankën Botërore që është në vlerë të 90 milionë eurove. “Janë 300 milionë euro shumë totale në...

Vizita në Selinë e NATO-s, flet komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas

Komandanti i Misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR-it, Ozkan Ulutas, pas një vizite në selinë e NATO-s në Bruksel, ka deklaruar se mund të ketë vetëm një zgjidhje politike për situatën aktuale në Kosovë – një zgjidhje që njeh dhe respekton të drejtat e të gjitha komuniteteve. Ulutas ndërsa e cilësoi vizitën e tij në...

​Sindikata e Re KEK-ut dhe ajo e Trepçës, reagojnë ndaj kryetarit të BSPK-së për disa vendime

Sindikata e Re e KEK-ut, Sindikata e Pavarur e Administratës së Kosovës dhe Sindikata e Minatorëve të Trepçës, kanë shprehur shqetësimet e tyre kryetarit të Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) lidhur me disa vendime sa i përket punësimeve.. Në konferencën për media drejtues të këtyre sindikatave ka përmendur edhe dy kontrata që...

​Kryeziu-Hyseni: Jemi fare pranë vendimit për largimin e masave ndaj Kosovës

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Arbëreshë Kryeziu Hyseni tha se Kosova është pranë vendimit për largimin e masave nga Bashkimi Evropian. Sipas saj, rezultati i zgjedhjeve në veri të vendit shënon zbatimin e plotë të marrëveshjes së Bratisllavës nga ana e Kosovës. Kështu u shpreh ajo në seancë plenare, teksa theksoi se asnjëherë më parë nuk...

Zgjatet orari në qendrat për pajisje me dokumente, punohet edhe të shtunave

Agjencia e Regjistrimit Civil ka marrë vendim që ne të gjitha Qendrat për pajisje me dokumente, gjatë ditëve të punës të punohet me orar të zgjatur deri në orën 18:00, si dhe të shtunave deri në orën 16:00. Lajmin e ka konfirmuar Ministria e Punëve të Brendshme, përmes një njoftimi drejtuar mediave. Në njoftim thuhet...

Dëshmitari i 56-të në Speciale dëshmon në seancë të mbyllur

Një tjetër seancë e re ka nisur në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK), por që e njëjta është duke u mbajtur e mbyllur. Kryetari i trupit gjykues, Charles L Smith, njoftoi se Hashim Thaçi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi janë në sallë të pranishëm ndërsa Jakup Krasniqi, është duke e ndjekur seancën përmes video-lidhjes...

Keqpërdori pozitën zyrtare, kërkohet paraburgim ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Ferizaj, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Ferizaj, caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me iniciale B.XH., ish- zyrtar i gjendjes civile në komunën e Ferizajt, për shkak të dyshimit të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar” nga...

Policia shqiptoi për 24 orë, mbi 2 mijë gjoba në trafik

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2038 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar disa aksidente në trafikun rrugor, ku 17 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 34 me dëme materiale. Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 18 persona, ndërkaq 9...

Mblidhet Kuvendi, një sërë pikash në rend të ditës

Sot do të mbahet seanca plenare e Kuvendit të Kosovës, ku në mesin e pikave të rendit të ditës është edhe shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e “Marrëveshjes së bashkëfinancimit për hartimin e Projektit për ndërtimin e tunelit në rrugën Tetovë-Prizren”. Në rend të ditës sot do të jetë edhe votimi i Projektligjit nr.08/L-236 për...

FSK: Po vazhdon sfida në garën ndërkombëtare për “Ushtarin më të mirë 2024”

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se gara ndërkombëtare e “Ushtarit më të mire 2024” po afron nga fundi ka mbet edhe një ditë për kandidatët për të arritur qëllimin dhe të marrin medaljen e më të mirit. Sipas njoftimit, ata sot janë sfiduar në disiplina si: testi fizik, navigimi tokësorë...

​34 vjet nga vdekja e veprimtarit Fadil Vata

Sot mbushen 34 vjet nga vdekja e veprimtarit të çështjes kombëtare Fadil Vata. Ai është njëri nga veprimtarët dhe udhëheqësit më të devotshëm të Lëvizjes kombëtare shqiptare të viteve ‘80-ta. Vata ndërroi jetë në vitin 1990, si pasojë e dhunës dhe torturave çnjerëzore që u ushtrua ndaj tij nga serbët. Në nëntor 2021 u përurua...

Osmani: Gjermania aleate strategjike në rrugën euroatlantike të Kosovës

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim ambasadorin e Republikës Federale të Gjermanisë, Jörn Rohde, ku kanë diskutuar për zhvillimet aktuale politike dhe të sigurisë në vend. Në njoftimin për media nga Presidenca, thuhet se presidentja Osmani, ndër të tjera theksoi rëndësinë e anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, i cili...

Kuvendi nesër mban seancë plenare

Kuvendi i Kosovës nesër do të mbajë një seancë plenare. Në njoftimin e kuvendit bëhet e ditur se seanca do të zhvillohet me fillim nga ora 10:00, përcjell Klankosova.tv. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme, deklarimet jashtë rendit të ditës dhe pyetjet parlamentare do të jenë disa nga pikat e rendit të ditës së...

Nesër në Bruksel mbahet takimi i radhës për dinarin

Të enjten të Bruksel do të vazhdojnë bisedimet në mes të kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë, Besnik Bislimit dhe Petar Petkoviqit. Edhe në këtë takim, temë kryesore pritet të jetë dinari. Të martën, emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak shprehu pritshmërinë që bisedimet e së enjtes në Bruksel do të bazohen në ide konkrete,...

Kurti, Macronit: Qeveria serbe po i frikëson e shantazhon serbët në Kosovë

Zyra e Kryeministrit sot ka nxjerrë detaje tjera nga biseda e mbrëmshme e kryeministrit Albin Kurti me presidentin e Francës, Emmanuel Macron. Në këtë telefonatë, ZKM thotë se kryeministri Kurti me presidentin Macron ngriti edhe çështjen e mungesës së dënimit të autorëve të sulmit paramilitar dhe terrorist të 24 shtatorit të vitit të kaluar, në...

Sveçla pret një delegacion nga Çekia, flasin për situatën e sigurisë

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur të mërkurën një delegacion nga Çekia, me të cilët ka biseduar për sfidat e vazhdueshme që shkakton Serbia ndaj Kosovës. Lajmi është bërë i ditur nga Sveçla, përmes një postimi në Facebook, ku ka njoftuar edhe përbërjen e delegacionit çek, i cili ka qenë i prirë...

Ish-komandanti i UÇK-së Qeriqi përfundon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët

Pas dy ditësh e gjysmë dëshmi, ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar (ZPS), Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi. Në fund të dëshmisë, dëshmitari u mor në pyetje nga trupi gjykues, saktësisht gjyqtarët Guénawl Mettraux dhe Fergal Gaynor,...

SBASHK-u paralajmëron protestë më 1 maj

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë ka hedhur kritika ndaj Qeverisë Kurti për trajtimin e punëtorëve të arsimit dhe të tjerëve. Në prag të 1 Majit, Ditës së Punëtorëve, SBASHK-u paralajmëron protestë, gjersa theksojnë se Qeveria nuk ka realizuar pritjet e SBASHK-ut me Ligjin e pagave. Lexoni të plotë reagimin e SBASHK-ut: Qasje...

Kosovës i besohet organizimi i Kampionatit Evropian të Muaythait 2024

Kosova do të jetë mikpritëse e një tjetër ngjarjeje madhështore gjatë këtij viti. Është Federata e Muaythait e Kosovës (FMTHK), të cilës i është besuar organizimi i Kampionatit Evropian, i cili do të mbahet prej 7-14 nëntor në Prishtinë. Përmes një letër konfirmimi Federata Botërore e Muaythait (IFMA), i ka konfirmuar FMTHK-së dhënien e organizimit...

BE-ja në dilemë: A duhet t’ia heqë “menjëherë” apo “gradualisht” sanksionet Kosovës

Në takimin e fundit që Komiteti për Politikë dhe Siguri të Bashkimit Evropian (BE) zhvilloi të martën në Bruksel të Belgjikës, shumica e vendeve anëtare u shprehën në favor të heqjes së plotë të “masave negative” kundër Kosovës, por raportohet se tetë vende dëshirojnë që masat ndëshkuese të vendosura në qershor të vitit të kaluar...

ORCA e tronditur nga vendimi i Këshillit të Etikës për profesorin Xhevat Krasniqi

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA) e ka konsideruar “ilegal” vendimin e Këshillit të Etikës që rekomandoi pezullimin e profesorit Xhevat Krasniqi dhe bartjen e lëndës në sistemin gjyqësor. Xhevat Krasniqi ishte denoncuar nga 27 studente të Universitetit të Prishtinës se i kishte ngacmuar seksualisht, duke iu thënë disa prej tyre “kur dush...

Shumica e vendeve të BE-së, pro heqjes së masave ndaj Kosovës

Bashkimi Evropian i është afruar heqjes së masave kufizuese ndaj Kosovës, të vendosura para një viti nga ana e Komisionit Evropian, si pasojë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në veri të Kosovës. Në maj të vitit 2023, tensionet në veri të Kosovës kulmuan pas hyrjes së kryetarëve shqiptarë në objektet komunale. Ata dolën nga zgjedhjet...

Kosova kërkoi heqjen e masave, vjen përgjigja nga BE

Bashkimi Evropian tha se Këshilli i Ministrave do të diskutojë për masat ndaj Kosovës mbi bazën e një raporti të Përfaqësuesit të Lartë, Josep Borrell, mbi përmbushjen e kërkesave të BE-së. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se kërkesa e Këshillit Evropian ishte që mbajtja e votimit në katër komunat në veri të bëhet...

Krahas dekanëve, UP-ja zgjodhi edhe anëtarët e senatit në 14 fakultete

Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtinës”, dje ka zhvilluar procesin e zgjedhjes së dekanëve të rinj në katërmbëdhjetë fakultete të ndryshme. Krahas dekanëve, këshillat e fakulteteve kanë zgjedhur edhe anëtarët e rinj të Senatit të Universitetit, që do të përfaqësojnë secilën njësi akademike. Anëtarët e rinj të Senatit, me mandat katërvjeçar, sipas fakulteteve, janë: Fakulteti i...

Von Cramon kërkon që pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës të ndalet menjëherë

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian (PE), Viola von Cramon, nëpërmjet një postimi në platformën “X” të mërkurën, adresoi një thirrje për Qeverinë e Serbisë që ta ndalë menjëherë diskriminimin sistematik dhe pasivizimin e adresave të shqiptarëve në Luginën e Preshevës. Derisa njoftoi për takimin që zhvilloi gjatë ditës me përfaqësuesit politikë të shqiptarëve të...

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Deputeti i Parlamentit të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sasha Magazinoviq, i cili është edhe kryesues i delegacionit të BiH në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës pasi ka votuar pro Kosovës ka marr kërcënime përmes rrjeteve sociale. Këtë e ka bërë të ditur vetë deputeti Magazinoviq ditë më parë përmes një postimi në X. “Po ndaj...

AUV: Mishi që shiste “Apetit” në Shqipëri kishte origjinë nga Kosova, jo nga Brazili

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë ka sqaruar se pas verifikimeve të kryera, është vërtetuar se kompania “Apetit SH.P.K”, mishin që e kishte shitur në Shqipëri ishte me origjinë nga Kosova. AUV ndërmorri masa pasi një emision në Shqipëri pretendoi se kompania në fjalë e shiste mishin nga Brazili si mish të freskët nga Kosova, duke...

Mosmarrëveshje në komunikacion, dyshohet se njëri person gjuajti me armë

Të martën në Prishtinë një person ka raportuar se pas një mosmarrëveshjeje në komunikacion, një i dyshuar ka gjuajtur me armë në drejtimin e tij. “Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar se pas një mosmarrëveshje në komunikacion, një i dyshuar nga një veturë ka shtënë me armë zjarri në drejtim të tij”, thuhet në Raportin e...

RrGK e shqetësuar me dënimin e ‘ulët’ për të akuzuarit në rastin e 11-vjeçares

Rrjeti i Grave të Kosovës ka shprehur shqetësim të madh në lidhje me dënimin e dhënë nga Gjykata Themelore në Prishtinë për rastin e dhunimit të një 11-vjeçareje. Sipas RrGK, vepra penale për të cilën po akuzohen të pandehurit sipas Kodit Penal të Kosovës, është e dënueshme me burgim së paku 10 vjet. Në këtë...

Kalimi i afatit të regjistrimit të automjeteve, vozitësit gjobiten me nga 200 euro

Policia e Kosovës ka njoftuar se po vazhdon t’i gjobisë të gjithë shoferët të cilët nuk respektojnë rregullat në trafik. Sipas njoftimit bëhet e ditur se ka gjobitur disa persona për shkak se iu ka skaduar afati i regjistrimit më tepër se 30 ditë. “Kalimi i afatit të regjistrimit më tepër se 30 ditë! Njësia...

Osmani: Përpjekjet e Serbisë për ta destabilizuar Kosovën janë të vazhdueshme

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka potencuar se Serbia do të tentojë që sërish ta destabilizojë situatën e sigurisë në Kosovë. Në një intervistë për Zërin e Amerikës, Osmani ka vlerësuar se Serbia vazhdimisht bën planifikime në këtë drejtim. “Por, jam e bindur me të gjitha përgatitjet që po i bën policia e Kosovës, në partneritet...

Senati amerikan miraton ndihmën ushtarake për Ukrainën e Izraelin

Senati amerikan ka miratuar pakon e ndihmës ushtarake për Ukrainën, Izraelin dhe rajonin e Indo-Paqësorit ku përfshihet edhe Tajvani. Të menjëhershme ishin reagimet e presidentit Biden, atij ukrainas Zelenski, ministrit të jashtëm izraelit, por ka reaguar edhe qeveria kineze. Me 79 vota për, Senati I Shteteve të Bashkuara e ka miratuar Projektligjin i cili të...

Kjo është vlera e kredive të reja për muajin mars

Shtatë miliardë e 500 milionë euro janë asetet e bankave komerciale në Republikën e Kosovës derisa shuma e depozitave të qytetarëve arrin në 6.05 miliardë euro. Kështu thuhet në statistikat e bankave komerciale për muajin mars 2024, të publikuara nga Banka Qendrore e Kosovës (BQK), duke shtuar vlera e kredive bruto ka arritur në 5.09...

Këta janë 14 dekanët e ri të Universitetit të Prishtinës

Universiteti i Prishtinës ka zgjedhur sot 14 dekanët e fakulteteve. Sipas njoftimit, procesi është zhvilluar në mënyrë të rregullt, të qetë dhe ka rezultuar me zgjedhjen e suksesshme të dekanëve. Dekanët e zgjedhur apo rizgjedhur në njësitë përkatëse akademike janë: 1. Fakulteti i Arkitekturës: Prof. Violeta Nushi 2. ⁠Fakulteti i Arteve: Prof. Hazir Haziri 3....

Kurti beson se Franca do ta mbështesë Kosovën në KiE

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti  gjatë ditës së djeshme ka pranuar një telefonatë nga Presidenti i Republikës së Francës, Emmanuel Macron. Siç njoftoi  presidenca franceze, “Macron rikujtoi mbështetjen e palëkundur të Francës për pavarësinë e Kosovës dhe integrimin evropian”. “Ai nënvizoi përkushtimin e tij për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, mbështetje ndërmjetësimit evropian dhe bëri...

Mot me vranësira

Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ndonjë rajon mund të ketë reshje të izoluara shiu. Në orët e hershme të mëngjesit pritet të formohen kushte për mjegull nëpër lugina dhe ultësira. Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 5 deri në 7°C,...

Prokuroria inicion rast ndaj profesorit Xhevat Krasniqit për veprën penale “ngacmim seksual”

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se është iniciuar rast ndaj profesorit të Universitetit të Prishtinës, Xhevat Krasniqi, në drejtim të veprës penale “Ngacmim seksual”. Zëdhënësja e Prokurorisë, Laureta Ulaj, ka thënë se Policia është autorizuar për të ndërmarrë veprimet hetimore.  “Prokuroria Themelore në Prishtinë, sipas detyrës zyrtare ka iniciuar rast në drejtim...

Konjufca priti në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme të Çekisë

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, priti sot në takim anëtarët e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme, Siguri dhe Mbrojtje nga Republika e Çekisë. Në këtë takim u diskutua për situatën e përgjithshme politike dhe të sigurisë në Kosovë dhe rajon, si dhe për domosdoshmërinë e thellimit të bashkëpunimit të dyanshëm. Kreu...

Hoti: Ligji për Personat e Zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultim publik

Kryetari i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Andin Hoti, të martën ka deklaruar se Ligji për personat e zhdukur së shpejti do të kalojë në konsultim publik. Hoti gjatë takimit me anëtarët e Komisionit për të Drejtat e Njeriut, ka thënë tha se gjatë vitit 2023 kanë gërmuar në 15 lokacione në territorin e...

Lajçak: Në takimin e fundit u ngushtua diferenca për dinarin

Emisari Special i Bashkimit Evropian (BE) për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, pas ciklit të ri të takimeve të pasuksesshme që u zhvillua të enjten e javës së kaluar në Bruksel të Belgjikës për dinarin, tha se ndonëse ekzistojnë akoma dallime në kuadër të përpjekjeve për të gjetur një rrugë të mesme, u shpreh se në...

Presidentja Osmani uron Ditën e Komunitetit turk

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar Ditën e Komuniteti turk. Ajo tha se komuniteti turk ka kontribuuar në procesin e shtetndërtimit dhe kontribuon në vazhdimësi në jetën tonë institucionale. “Në Ditën e Komunitetit turk, festojmë për mozaikun e pasur të diversitetit etnik e kulturor të Kosovës. Tradita, gjuha dhe zakonet e komuniteteve e begatojnë...

Qeveria mban mledhje elektronike, merr dy vendime

Qeveria e Republikës së Kosovës, ka zhvilluar sot një mbledhje elektronike në të cilën ka ka marrë dy vendime. Siç bëhet e ditur në njoftimin për media, qeveria ka miratuar Projektligjin për Ratifikimin e Amendamentit të Marrëveshjes për Themelimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (“Marrëveshja”) – Neni 1. Po ashtu ka themeluar Komisionin...

Mesjavë e ‘nxehtë’ në gjysmëfinalet e ‘Play-off-it’

Mesjava do të sjellë përballjet e dyta gjysmëfinale të ‘Play-offit’ në Superligë e Kosovës në basketboll. Gara e sa vjen bëhet më interesante dhe vendimtare, ku katër skuadra luftojnë për titullin e kampionit. Golden Eagle Ylli-Peja është sfida që zhvillohet të mërkurën mbrëma. Therandasit fituan ndeshjen e parë si mysafirë 84:87, në një takim me...

Kosova dhe Çekia thellojnë bashkëpunimin në fushën e sigurisë

Komisioni për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes është takuar sot me Komisionin e Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë. Në konferencën për media pas takimit, Bekë Berisha ka thënë se ata kanë biseduar për zhvillimin e mëtutjeshëm të të dyja shteteve në aspektin e mbrojtjes dhe sigurisë, raporton EkonomiaOnline, përcjell...

Këshilli i Etikës rekomandon suspendimin e profesorit Krasniqi

Në mbledhjen e së martës, Këshilli i Etikës ka rekomanduar suspendimin e profesorit Xhevat Krasniqi, dhe dërgimin e rastit të tij në organet kompetente, njofton Klankosova.tv Siç mëson Klankosova.tv, poashtu është marrë vendim nga ana e Këshillit të Etikës që kjo çështje t’i mbetet në dorë rektorit të Universitetit të Prishtinës, Qerim Qerimi. Xhevat Krasniqi,...

PE miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe

Parlamenti Evropian ka votuar të martën në favor të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës që mbajnë pasaporta serbe. Në votimin që u zhvilluar në seancë plenare, pro votuan 406 deputetë, 97 ishin kundër ndërsa 95 kanë abstenuar. Me këtë votim kanë përfunduar procedurat në këtë institucion. Mirëpo për zbatimin e vendimit nevojitet konfirmimi...

​“Skenë krimi mos kalo”, vendosen shirita te zyra e profesorit që po akuzohet për ngacmim seksual

Lëvizja Feministe Studentore ka vendosur në derën e zyrës së profesorit Xhevat Krasniqi, disa shirit me të cilët zyrja e tij është cilësuar si skenë krimi. Kjo lëvizje thekson se ende nuk ka vendim për rastin e profesorit të denoncuar për ngacmim seksual, Xhevat Krasniqi. “Ai është suspenduar dy herë për ngacmim seksual, njëherë nga...

Themelorja dënon me 62 vite burgim gjashtë të akuzuarit për veprën penale të dhunimit

Gjykata Themelore në Prishtinë i ka dënuar me 62 vjet burgim të akuzuarit në rastin e dhunimit të 11-vejçares. Sipas njoftimit Gjykata Themelore në Prishtinë – Departamenti për Mitur ka shpallur Aktgjykimin në çështjen penale kundër të akuzuarve B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R, G.S dhe E.S. “Të akuzuarit B.R, D.RR, B.S, M.S, F.S, M.R...

Kanosi prindërit e tij, arrestohet i dyshuari

Një person është arrestuar në Gjilan nën dyshimin se ka kanosur prindërit e tij. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 12:45, raporton “Betimi për Drejtësi“. “Gjilan  22.04.2024 – 12:45. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi i njëjti pas një mosmarrëveshje që kishte pasur me prindërit...

​Nis takimi në mes anëtarëve të Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe delegacionit të Çekisë

Anëtarët e Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes kanë pritur në takim delegacionin e Komisionit të Senatit për Punë të Jashtme dhe Sigurisë nga Republika e Çekisë. Takimi është duke i zhvilluar i mbyllur për media. Ky delegacion nga Çekia gjatë ditës do të takohen edhe me anëtarët e Komisionit për Punë të Jashtme...

Ministri Aliu: 80% e komunave përballen me mungesë të ujitjes

Për shkak të ndryshimeve klimatike që nga 2004, afër 80 për qind të komunave në Kosovë, po përballen me mungesë të ujitjes si shkak i ndryshimeve klimatike. Kështu u tha se lansimin e kampanjës “Ndrysho për Klimën”, organizuar nga USAID dhe programit për grante, që ka për qëllim të forcimit të përpjekjeve për përshtatje dhe...

Ish-komandanti i UÇK-së mohon pjesëmarrjen në arrestime, ndalime apo keqtrajtime

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) po vazhdon dëshminë dëshmitari i 55-të i Zyrës së Prokurorit të Specializuar, Ramiz Qeriqi në gjykimin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjatë dhënies së dëshmisë së tij, dëshmitari Ramiz Qeriqi tha se asnjëherë nuk ka marrë pjesë në arrestime, marrje në pyetje, keqtrajtme...

Arrestohen tre persona, dyshohen se i sulmuan policët gjatë një proteste

Tre persona janë arrestuar në Klinë nën dyshimin se gjatë një proteste nuk iu bindën urdhrave dhe kanë penguar zyrtarët policorë gjatë detyrës duke i sulmuar ata. Në raportin 24 orësh të Policisë, thuhet se rasti ka ndodhur të hënën rreth orës 10:40, në Klinë. “Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovarë pasi që të njëjtit...