Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka konfirmuar se të mërkurën ka pranuar një shkresë nga ministria homologe e tij në Serbi.
Ivanoviq kishte paralajmëruar rrezikun, “Në Veri serbët po frikësohen nga serbët”
Udhëheqësi i Iniciativës Qytetare “Serbia, demokracia, drejtësia”, Oliver Ivanoviq, kishte akuzuar ashpër Beogradin për mbështetjen e Listës Serbe në zgjedhjet e 22 tetorit të vitit të kaluar në Kosovë. Ai madje kishte thënë se në pjesën veriore ka ardhur koha kur serbët po frikësohen nga serbët e jo nga shqiptarët.
“Buxheti i shtetit me këtë ritëm s'mjafton as për 100 ditët e para”
Në mbledhjen e djeshme të Qeverisë, që u drejtua nga kryeministri Ramush Haradinaj, u miratuan një numër i madh i projektligjeve, madje u ndanë edhe para.
William Walker nga Reçaku: Njerëzit këtu nuk e dhanë jetën për Kosovën e sotme
Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë gjatë kohës së luftës, William Walker, ka qëndruar në fshatin Reçak të Shtimes, për të përkujtuar masakrën që ndodhi sot 19 vjet.
Java e ardhshme, vendimtare për koalicionet në balotazh
Partitë politike tashmë kanë nisur takimet për mundësinë e lidhjes së koalicioneve për balotazh, që do të mbahet më 19 nëntor.
Hoxhaj: Në janar Kosova do të aplikojë për anëtarësim në Këshillin e Evropës
Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj në mbledhjen e qeverisë ka njoftuar se gjatë këtij muaji, ose më së largu në janarin e vitit të ardhshëm Kosova do të aplikojë për tu anëtarësuar në Këshillin e Evropës.
BE-ja flet për demarkacionin dhe vizat
Paralajmërimi i Qeverisë se demarkacioni me Malin e Zi mund të përfundojë në Gjykatën e Përhershme të Arbitrazhit nuk e ka lëkundur Komisionin Evropian.
Thaçi në Konferencën e Parisit do të flasë për zhvillimin ekonomik të Kosovës
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas vizitës në Bullgari, ka udhëtuar sot për në Francë, ku do të jetë folës në Konferencën e Parë të Parisit, e cila po zhvillohet në kuadër të Forumit Ekonomik Ndërkombëtar të Kontinentit të Amerikës.
NATO sot në Kosovë
Këshilli Veri-Atlantik do të qëndrojë sot në Kosovë për t’u njohur me zhvillimet e fundit dhe situatën e sigurisë në vend. Delegacioni i drejtuar nga Zëvendëssekretarja e Përgjithshme e NATO-s, Rose Gottemoller, do të takohet me komandantin e KFOR-it, gjeneral major Giovani Fungo dhe autoritetet e larta të Kosovës, përfshirë edhe përfaqësuesit e komunitetit ndërkombëtar.
Beqaj: Demarkacioni nuk e rrezikon koalicionin
Profesori i shkencave politike, Belul Beqaj, ka vlerësuar se marrëveshja për demarkacionin me Malin e Zi nuk e rrezikon prishjen e koalicionit qeverisës.
IKSHP-ja ka një informacion të rëndësishëm për fruthin në Kosovë
Duke analizuar situatën epidemiologjike me fruth në Kosovë, Komiteti Nacional për Sëmundje Ngjitëse dhe PZI ka obliguar ditë më parë ekipet e vaksinimit që të vazhdohet me vaksinimin për shuarjen e kësaj epidemie, bëhet e ditur përmes një komunikate për media.
“Kasapët” e buxhetit!
Partnerët e koalicionit qeverisës me emërimin e 67 zëvendësministrave, të cilët kanë nga një asistent dhe shofer personal, buxhetit të varfër të Kosovës i kushtojnë mbi 1.5 milion euro në vit. Nëse rritet numri i tyre, ashtu siç pritet të ndodhë, vetëm për pagat e tyre do të shpenzohen rreth 2 milionë euro.
Ky është numri i kandidatëve për kryetarë komunash
Rreth shtatë mijë kandidatë do të garojnë në zgjedhjet lokale të 22 tetorit për të fituar ulëse në kuvendet komunale.
Këto janë kushtet e Serbisë për ta njohur Kosovën shtet
Serbia mund ta njohë Kosovën shtet, duke vënë disa kushte siç janë shpërbërja e bazës “Bondstil” dhe ndryshimi i monedhës nga euro në dinar.
Opozita me kushte për përfshirje në dialog me Serbinë
Partitë opozitare në Kosovë kanë pikëvështrime të ndryshme lidhur me mundësinë e krijimit të një Ekipi të Unitetit, për fazën e ardhshme të dialogut me Serbinë në Bruksel, për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
63 milionë më shumë për Autostradën “Arben Xhaferi”, Zharku i përgjigjet Pal Lekajt
Po shtohen milionat që i duhen Qeverisë së re, përkatësisht Ministrisë së Infrastrukturës për përfundimin e autostradave. Pal Lekaj dje tha se duhet dhënë edhe 63 milionë euro më shumë për autostradën e Shkupit, e për këtë, sipas tij, ka faj udhëheqja e kaluar e infrastrukturës e drejtuar nga Lutfi Zharku.
Analistët: Opozita në Kuvend, ndër më të fortat që ka pasur Kosova prej pasluftës
Analistët konsiderojnë se opozita në Kuvendin e Kosovës është ndër më të fortat që ka pasur Kosova, njëkohësisht e dëshiruar prej kohësh.
Shpend Ahmeti sërish kryetar i Prishtinës
Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje është zgjedhur kryetar i Komunës së Prishtinës edhe për një mandat katërvjeçar.
Qeveria e re me 50 zëvendësministra
Qeveria “Haradinaj”, e cila i ka 21 ministri, pritet “të rehatohet” edhe me rreth 50 zëvendësministra, duke tejkaluar kështu për nga madhësia shumicën e qeverive në rajon.
Kuvendi, 4 seanca për 66 ditë
Katër seanca janë mbajtur deri më tash, ndonëse Kuvendi i ri është konstatuar qe 66 ditë. Përfaqësues të opozitës fajin për këtë po ia hedhin kryetarit të Kuvendit të Kosovës Kadri Veselit, pasi që ai ka lënë anash Kuvendin dhe është duke u marrë me fushatë zgjedhore për rundin e dytë të zgjedhjeve, që do të mbahen më 19 nëntor 4 seanca mbetet numri i seancave të mbajtura nga Kuvendi i Kosovës që nga konstituimi i tij qysh prej 66 ditësh.
Votohen edhe nënkryetarët e Kuvendit me 113 vota
Pas votimit pro të zgjedhjet së Kryeparlametarit të Kuvendit, Kadri Veseli, u propozuan dhe u votuan edhe nënkryetarët e Kuvendit me 113 vota.