Presidenti Hashim Thaçi është takuar sot me ministren e Jashtme të Suedisë, Margot Wallstorm, me të cilën ka biseduar rreth zhvillimeve në rajon, dialogun në mes të Kosovës dhe Serbisë, por edhe për procesin e integrimit në BE, për të cilën Thaçi tha se BE’ja është lodhur me zgjerim, mirëpo aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e familjes europiane nuk bën të pasojë për shkak të kësaj lodhjeje.

Presidenti Thaçi në takim me kryediplomaten suedeze, Margot Wallstorm, ka thënë se vonesa e BE’së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë.

“E kuptojmë që BE është e lodhur me zgjerimin. Por, aspirata e vendeve të Ballkanit Perëndimor për t’u bërë pjesë e BE-së nuk bën të pësojë për shkak të kësaj lodhjeje. Vonesa e BE-së për të afruar rajonin e Ballkanit Perëndimor është kërcënim për sigurinë. Vakumin që lë BE-ja po nxitojnë ta zënë ideologji tjera, nacionaliste dhe religjioze”, ka thënë presidenti Thaçi.

Në takim me kryediplomaten Presidenti Thaçi foli edhe për marrëdhëniet e Kosovës me shtetet fqinje, derisa tha se Kosova është angazhuar në procesin e dialogut me Serbinë dhe se tani është koha për një kualitet tjetër të dialogut në mënyrë që ky dialog të kthehet në proces pajtimi, miqësie dhe bashkëpunimi të mirë ndërfqinjësor në mes të dyja vendeve, transmeton Express.

Thaçi gjithashtu ka treguar se Kosova ka marrëdhënie të shkëlqyera me Suedinë.

“Suedia ka përkrahur Kosovën vazhdimisht dhe për këtë jemi mirënjohës përgjithmonë”, u shpreh presidenti Thaçi.

Ndërsa, nga Bashkimi Evropian, presidenti Thaçi ka thënë se po kërkojmë dialog të sinqertë dhe strategjik, që sjell integrimin e rajonit në BE.

Nga ministrja Wallström, presidenti Thaçi ka kërkuar përkrahje edhe për bindjen e pesë shteteve të mbetura të BE-së për njohjen e Kosovës.

Në Ditën Ndërkombëtarëve të Zjarrfikësve, ky shërbim në vendin tonë përballet me gjendje të palakmueshme dhe mjaft të rëndë në të gjitha aspektet, si organizimi, menaxhimi, kapacitetet teknike, resurset njerëzore etj.

Artikulli i plotë: Zjarrfikësit në Kosovë letër të hapur kryeministrit: Ja në çfarë kushte po punojmë

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, priti në takim zyrtarët, Jari Liukkudhe, Roberto Codesal nga Departamenti i Operacioneve të EUROPOL-it, të cilët po qëndrojnë në Prishtinë, në kuadër të një projekti të përbashkët me Policinë e Kosovës.

Artikulli i plotë: Hyseni takon zyrtarë të EUROPOL-it, thekson nevojën e bashkëpunimit

Ministri i Diasporës, Valon Murati, gjatë një interviste për “Zërin” ka bërë të ditur se të hyrat vjetore nga diaspora në Kosovë kalojnë shifrën prej 1.5 miliard eurosh, duke përfshirë këtu 665 milionë euro remitanca, 676 milionë euro shpenzime të udhëtimit dhe 180 milionë euro investime direkte.

Artikulli i plotë: Më shumë se 1.5 miliard euro hynë në Kosovë nga diaspora

Një i ri 24 vjeçar është gjetur i mbytur në një pus në fshatin Siqevë të Klinës. Në vendin e ngjarjes menjëherë kanë dalë Policia bashkë me ekipin për emergjencë dhe me mjekun, raporton AktivPress.

Rasti ka ndodhur të premtën pasdite dhe tash janë duke u hetuar shkaqet e vdekjes, nëse është vetëvrasje apo vrasje e qëllimtë.

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, sot do të bëjë homazhe tek varrezat e figurave të rëndësishme historike. Dy ditë pas kthimit nga Franca, ku qëndroi i ndalur për rreth katër muaj, Haradianj do të nderojë komandantët e rënë të UÇK-së, ish-bashkëluftëtarët e tij dhe ish-presidentin Rugova.

Vendet ku Haradinaj do të bëjë homazhe sot:

11:00, Homazhe te shtatorja e Zahir Pajazitit, Prishtinë,

11:20, Homazhe në Velani te varri i ish-presidentit Rugova,

12:00, Prekaz, homazhe ne kompleksin e Jasharajve,

13:00, Homazhe në Meje, Gjakovë

 

14:00, Homazhe në Gllogjan

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Pejë, i cili përmes rrjeteve sociale ka bërë thirrje për sulm terrorist. I arrestuar është Rakip Abdyli nga Opoja, por me vendbanim në Pejë, njofton RTV Dukagjini.

Artikulli i plotë: Një i arrestuar në Pejë, bënte thirrje për sulm terrorist

Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka porositur bashkëpartiakët e tij që të vazhdojnë të punojnë për të mirën e vendit, t’i lëvizin proceset para pavarësisht se çfarë do të ndodh me të në gjykimin e së enjtes në Colmar të Francës. Haradinaj këtë porosi ia ka lënë shefit të Grupit parlamentar të AAK-së, Pal Lekaj.

Artikulli i plotë: Një ditë para seancës gjyqësore, Haradinaj porosi për Kosovën

Ministri për Punë të Jashtme i Kosovës, Enver Hoxhaj ka pritur në takim ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Sigmar Gabriel, i cili po qëndron për vizitë zyrtare në Kosovë.

Artikulli i plotë: Hoxhaj takon homologun Gabriel, Gjermania mbështet Kosovën në procesin e integrimeve

Ndërmjetësuesi i dialogut politik pozitë-opozitë, Naim Rashiti, ka bërë të ditur gjatë një interviste për “Zërin” se në asnjë takim palët s’kanë arritur të pajtohen për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti thotë se heqja e vizave për Kosovën me Bashkimin Evropian brenda këtij viti është e mundur po që se plotësohet kushti i demarkacionit me Malin e Zi.

Rashiti tregon përshtypjet e tij për takimet e ndërmjetësuara mes dy palëve, duke pranuar se demarkacioni me Malin e Zi ka qenë tema më e vështirë për të cilën nuk ka qenë i mundur kompromisi, pavarësisht insistimeve të bëra.

Në anën tjetër, një prej temave që ka gjetur përkrahjen e palëve, siç thotë ai, ka qenë dialogu në Bruksel për të cilin pozita dhe opozita janë pajtuar t’ia ndërrojnë formatin.

Për nder të Ditës Ndërkombëtare të Tokës, organizata “Let’s Do It Kosova” së bashku me qindra studentë nga Fakulteti i Edukimit dhe vullnetarë nga kompania “Baruti-Ag”, kanë realizuar disa aktivitete në hapësirat e Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”.

Artikulli i plotë: Largohen mbeturina dhe mbillen fidanë në Ditën e Tokës

Me rastin e fillimit të aktiviteteve për shënimin e “Javës për Persona të Pagjetur”, në vigjilje të shënimit të 27 Prillit – Dita e të Pagjeturve të Kosovës, Këshilli Organizativ i përbërë nga përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe shoqatave familjare do të bëjnë homazhe dhe vendosin lule pranë Përmendores dedikuar personave të zhdukur. 

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK, thotë se është njoftuar se foshnja e Vahide Tasholli ka rënë me kokë në dysheme, me ç‘rast ka pësuar lëndime në kokë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK.

Artikulli i plotë: PRAK: Të ndëshkohen përgjegjësit për rrëzimin e foshnjës në QKUK

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing