Lista Srpska nuk do të pranojë që të bisedojë me Presidentin e Kosovës Hashim Thaçin rreth ndryshimeve kushtetuese përmes së cilës mundësohet transformimi i FSK-së në ushtri.

Artikulli i plotë: Lista Srpska Presidentit Thaçi: Nuk kemi interes të flasim rreth ushtrisë

Pavarësisht vendimit të kryetarit të Partisë Përparimtare Serbe, Aleksandar Vuçiq që të mos vie sot në Kosovë, tubimi në kuadër të fushatës për president të Serbisë do të mbahet në Leposaviq dhe në vend të kryeministrit aktual serb do të vjen drejtori i të ashtuquajturës Zyre serbe për Kosovën, Marko Gjuriq dhe dy ish-ministra, Nikola Selakoviq dhe Bratislav Gashiq.

Artikulli i plotë: Në vend të Vuçiqit në Kosovë vjen Gjuriqi

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, derisa ka folur për inicimin themelimit të Ushtrisë së Kosovës, ka shtuar se ne vend ka pasur konsensus për votimin e saj në vitin 2014.

Artikulli i plotë: Thaçi: Faktori ndërkombëtar pro ushtrisë, vetëm të caktohet dita dhe data

Ministrja e Drejtësisë, Dhurata Hoxha, mori pjesë në tryezën e organizuar kundër korrupsionit me temën “Luftimi i korrupsionit, ‘peshqit’ e vegjël zihen, të mëdhenjtë lihen të lirë”.

Artikulli i plotë: Hoxha: Le të mos fshihemi pas të pamundshmes, por ta luftojmë korrupsionin

I ashtuquajturi drejtor në Zyrën për Kosovë, Marko Gjuriq, ka porositur të mërkurën se Qeveria e Serbisë do të propozojë në seancën e radhës të Kuvendit të anulohet “vendimi i kundërligjshëm” i autoriteteve në Prishtinë për “përvetësimin” e pronës së Serbisë.

Artikulli i plotë: Gjuriq: Do të mbrojmë pronën si në rastin e “Trepçës”

Me urdhër të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, dega në Skenderaj, është bastisur shtëpia e të dyshuarit mashkull K-Shqiptar ku janë gjetur dhe konfiskuar: një revole, 26 gëzhoja të cal. 7.62mm, 3 gëzhoja të cal. 7.62mm, 72.48 gramë marihuanë, 55 kartëmonedha prej 20 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara, 8 kartëmonedha prej 10 euro që dyshohet të jenë të falsifikuara.

Artikulli i plotë: Armë, drogë e para të falsifikuara kapen në një shtëpi në Llaushë

Deputetët e Listës Serbe kanë marrë vendimin për t’u kthyer në Kuvendin e Kosovës, ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë kryetari i Listës Serbe Slavko Simiq. Simiq tha se vendimi është marrë “në përputhje me interesin e popullit serb, respektivisht të bashkësisë serbe që jeton në Kosovë dhe të të qytetarëve që jetojnë në Kosovë”.

Artikulli i plotë: Deputetët e Listës Serbe kthehen në Kuvend

Njësiti policor gjatë një pike kontrolli ka tentuar që ta ndalojë veturën Land Rover të cilin e drejtonte i dyshuari mashkull i komunitetit serb, ku i njëjti në ikje e sipër ka shtënë me armë zjarrit në drejtim të zyrtarëve policorë.

Artikulli i plotë: Serbi gjuan me armë në drejtim të zyrtarëve policorë

Sonte, në natën mes të shtunës dhe të dielës (25-26 mars) fillon llogaritja verore e kohës, ora do të shkojë 60 minuta përpara. Momenti zyrtar i ndërrimit të orës është pikërisht në orë 02:00, atëherë kur akrepat kalojnë 60 minuta para duke shënuar 03:00.

Artikulli i plotë: Sonte fillon llogaritja verore e kohës

Në vitin 1999 KFOR-i zbarkoi me 50 mijë trupa në Kosovë, përderisa 18 vjet më pas numri i pjesëtarëve të kësaj force në vend ka rënë në 4500. Ekspertët e sigurisë vlerësojnë se NATO-ja nuk ka ndihmuar vetëm Kosovën, por gjithë rajonin, pasi që ka ruajtur stabilitetin në Ballkan.

Artikulli i plotë: NATO-ja ruajti stabilitetin në Ballkan

Konsumatorët në Kosovë mbeten të rrezikuar për shëndetin e tyre nga produktet jocilësore dhe nga tregtarët mashtrues.

Me rastin e Ditës Botërore të Konsumatorit, kryetari i  Organizatës “Konsumatori , Selatin Kaçaniku tha se shëndeti i qytetarëve ende mbetet në rrezik nga produktet jocilësore dhe nga mashtrimet e tregtarëve, si për abuzim me afatet e edhe për çmimet.

Në institucionet që merren me ankesat e konsumatorëve në Agjencinë e Ushqimit dhe në Ministrinë e Tregtisë kanë deklaruar se në krahasim me vitet e kaluara ka shënuar ngritje numri i ankesave nga konsumatorët për mashtrim dhe produkte ushqimore jocilësore.

Por, Selatin Kaçaniku është skeptik për zgjidhjen e këtyre ankesave pasi që sipas tij ato më shumë bëhen sa për t’i arsyetuar punonjësit se sa që merren parasysh.

Në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, thonë se të gjitha parregullsitë që janë evidentuar nga ankesat e ankesat e konsumatorëve i ka dërguar në gjykatë.

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Inspektoratit në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës, Ibrahim Tërshnjaku, tha për KosovaPress se  Agjencia si prioritet ka shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve me qëllim mbrojtjen e shëndetit publik.

Aktiviteti i tyre sipas tij është me dinamizëm të lartë, duke i siguruar qytetarët që organet kompetente për kontrolle janë duke kryer punën bazuar me planet zyrtare dhe bazuar në shqyrtimin e ankesave të konsumatorëve.

Sipas Tërshnjakut vetëm në dy mujorin e parë të këtij viti, AUV ka asgjësuar mbi 150 mijë kilogramë produkte të mishit si jocilësor.

 

“Kemi vërtetë një numër të madh të produkteve ushqimore, të cilat asgjësohen qoftë me kërkesën e palëve qoftë gjatë kontrollit. Për këtë javë kemi asgjësuar 30 tonë mish nga të gjeturat tek operatorët e biznesit ushqimor dhe të atyre prodhues. Kemi asgjësuar diku rreth 100 mijë ushqime konditorike vetëm në muajin shkurt”, tha Tërshnjaku.

Tërshnjaku thotë se të gjitha ankesat që dërgohen në adresë të AUV-it do të shqyrtohen në afat së më të shkurtër kohor.  

E këto ankesa nga konsumatorët kanë shënuar rritje.

Në Departamentin për Mbrojtjen e Konsumatorit në Ministrinë e Tregtisë dhe Industrisë konfirmojnë se në vitin 2016 ka pasur 250 ankesa ndërsa në vetëm dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 ankesa.

Udhëheqësi i Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit në MTI,  Nijazi Shala, për KosovaPress, theksoi se ka shënuar rritje numri i ankesave prej konsumatorët, ku në vitin 2016 kanë qenë 250 ankesa, kurse në dy muajt e parë të këtij viti janë paraqitur rreth 60 sosh.

Udhëheqësi i këtij Departamenti Nijazi Shala ankesat  më të shpeshta janë për produktet ushqimore dhe për mos respektim të garancioneve nga tregtarët.

 

“Kur është puna të produktet ushqimore është goxha me peshë, kemi mjaft ankesa në atë drejtim  edhe në relacionet tregtare në aspekt me garancionet. Në raste të caktuara nuk i respektojnë tregtarët garancionet dhe kjo është shqetësuese… Për dy muajt e parë kemi pasur rreth 60 ankesa”, tha Shala.

Sipas tij ky Departament me përgjegjësi të lartë  procedon ankesat e qytetarëve për zgjidhjen e tyre.

Sot në Kosovë shënohet edhe Dita Botërore Konsumatorit, që për qëllim ka mbrojtjen e konsumatorëve.

Mbrojtja, ka të bëjë me ruajtjen e shëndetit dhe sigurisë së konsumatorëve, si dhe me mbrojtjen e tyre nga çdo praktikë abuzive e tregtarëve. /KosovaPress/

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot ka takuar drejtorin e Departamentit për Evropë në Qeverinë e Austrisë, Alexander Schallenberg, zyrtarin përgjegjës për Ballkanin Perëndimor, si dhe tërë ambasadorët austriakë të vendosur në shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Artikulli i plotë: Thaçi priti një delegacion me diplomatë austriakë, flasin për zhvillimet politike në Kosovë dhe...

Majorët policorë Nenad Simiq, Ivan Aksentijeviq, Sasha Millutinoviq dhe Sreçko Banoviq, të caktuar nga Prishtina në pozitat udhëheqëse të policisë në veri, dhe të cilët është dashur të fillojnë punën e tyre në pozitat e reja që nga dita e hënë, nuk janë paraqitur në punë fare gjatë dy ditëve të kaluara.

Artikulli i plotë: Kërcënohen me jetë eprorët e lartë të policisë në veri ?

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing