Në hapjen zyrtare të panairit të parë “Malësia e Gjakovës”, erdhën përfaqësues nga Bashkia e Tropojës, Hasit të Shqipërisë, si dhe zanatlinj nga të dy anët e kufirit.

Një aktivitet i tillë zgjoi kurreshtjen edhe tek banorët e komunës së Gjakovës, por edhe të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme lokale. Kjo ngjarje e cila po ndodh për herë të parë, u organizua nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Në hapjen zyrtare të tij, u tha se panairi “Malësia e Gjakovës” do të promovojë turizmin, kulturën dhe traditën, por edhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Në hapjen zyrtare të panairit, foli edhe drejtori për kulturë, rini, dhe sport nga Bashkia e Hasit. Sipas tij, kjo ngjarje ka një vlerë të madhe.

Të pranishmëve, i’u drejtua me një fjali rasti, edhe njëra nga pjesëmarrëset në panair nga Bashkia e Tropojës.

Panairi “Malësia e Gjakovës” është bashkëfinancim në mes të Kuvendit Komunal të Gjakovës, dhe organizatës zvierane Swisscontact.

E pas fjalimeve zanatlinj nga Bashkia e Hasit, Tropojës, dhe komuna e Gjakovës shijuan një koktel të përbashkët, ku edhe patën mundësinë të njihen mes vete, por edhe të njoftohen me veprimtaritë e njëri tjetrit./Tv Syri Vision/

Në kuadër të fushatës elektorale kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e  Partisë Demokratike e Kosovës u takuan me qytetarët e komunës së Junikut.

Artikulli i plotë: Kandidatët për deputet nga radhët e PDK-së u takuan me qytetarët e Junikut (Video)

Në takimin  e fundit elektoral të mbajtur me banorët  e fshatit Duzhnje  të komunës së Gjakoëskandidati për deputet në kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Hajdar Beqa shpalosi programin qeverisës të konceptit fillimi I ri. Me këtë rast ai u shpreh I bindur në fitoren e koalicionit PDK-AAK-NISMA. 

Artikulli i plotë: Hajdar Beqa në ditën e fundit të fushatës takohet me banorët e fshatit Duzhnje dhe rajonit të...

Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe njëherit kryetar I degës së PDK-së në Gjakovë, Hajdar Beqa u takua me banorët e fshatërave Bërjahë dhe Stubëll të komunës së Gjakovës.

Artikulli i plotë: Hajdar Beqa takohet me banorët e fshatërave Bërjahë dhe Stubëll (Video)

Stacioni Policor I komunës së Gjakovës sot ka pranuar një vizitë të veqantë. Këtë institucion e kanë vizituar vogëlushët e parafillores së fshatërave  Shqiponjë dhe Cërmjan. Kjo vizitë është mirëpritur nga zyrtarët policor të këtij stacioni.

Artikulli i plotë: Parashkollorët e fshatërave Shqiponjë dhe Cërmjan vizitojnë stacionin policor në Gjakovë (Video)

Në ditën e fundit të fushatës zgjedhore, Hajdar Beqa, kandidat për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike, ka mbajtur konferencë për media në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: Hajdar Beqa: Me Fillimin e Ri fitojnë qytetarët e Kosovës (Video)

Banorët e fshatërave Shishman, Smolicë dhe Popoc të komunës së Gjakovës u takuan me Kandidatin për deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e PDK-së Hajdar Beqa. Në këtë takim elektoral Beqa  shpalosi platformën qeverisësë të Koalicionit PDK-AAK-NISMA.Me këtë rast ai iu drejtua banorëve të kësaj ane duke thënë se  Reka e keqe ka dhënë shumë për vendin e ne do të ia kthejmë shpresën vendit tonë e për këtë nevojitet vota juaj.

Artikulli i plotë: Hajdar Beqa u takua me banorët e fshatërave Shishman, Smolicë dhe Popoc (Video)

Dy kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës, Violeta Dema dhe Dr. Muharrem Kuci nga Nisma për Kosovën, kanë bashkëbiseduar me banorë të fshatit Skivjan të komunës së Gjakovës.

Artikulli i plotë: Kandidatë për deputetë nga Nisma për Kosovën takohen me banorë të fshatit Skivjan (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing