11 Qershori do të jetë data e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në Kosovë. Të pyetur se a do të dalin të votojnë me 11 qershor disa qytetarë të Gjakovës kanë thënë se duhet patjetër të votohet sepse ndryshimi i duhet këtij vendi domosdoshmërisht.

Artikulli i plotë: Qytetarët e komunës së Gjakovës bëjnë apel që me 11 qershor të votohet masivisht (Video)

Javë më parë, bodybuilderja nga Gjakova, Geta Beqa rrëmbeu vendin e parë në garat e mbajtura në shtetin spanjoll, në evenimentin sportiv “Wellnes Fitness IFBB 2017”. Ndërsa sot ajo ka qëndruar në Gjakovë, ku është takuar me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën.

Artikulli i plotë: Fituesja e "Wellnes Fitness IFBB 2017" takohet me Kusari-Lilën (Foto)

Një diskutim me të rinjtë e komunës së Gjakovës, pranë sheshit “Ali Podrimja”. Ky është aktiviteti i radhës i subjektit politik “Alternativa”, dega në Gjakovë.

Në hyrje të këtij takimi me të rinj, kryetarja e Alternativës, Mimoza Kusari-Lila është shprehur se komuna që ajo drejton ka dëshmuar se mund të jetë shembull për Kosovën, sa i përket komunikimit të hapur me të rinjtë dhe organizatat rinore.

Në këtë diskutim folën edhe kandidatët e kësaj partie për deputetë në Kuvendin e Republikës së Kosovës.

I pranishëm në këtë aktivitet, ishte edhe Ilir Deda, poashtu kandidat për deputet nga radhët e kësaj partie.

Më pas të rinjtë prezentë në këtë diskutim, patën mundësinë të bëjnë edhe fotografi selfie me Kusari-Lilën dhe anëtarët e tjerë të Alternativës, pasi vetë emri i aktiviteti ishte “Selfie me Mimozën”. Dhe në fund ata patën edhe një kafe të përbashkët në Çarshinë e Vjetër./Tv Syri Vision/

Me 1 deri më 3 qershor  në komunën e Gjakovës do të mbahet punëtoria “Ditët e Agrobiznesit 2017”.  Në këtë aktivitet do të trajtohen tema kryesisht nga sektori I bletarisë dhe ai I blegtorisë. 

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës është përgatitur për “Ditët e Agrobiznesit 2017” (Video)

Kryetarja e komunës së Gjakovë Mimoza Kusari-Lila ka pritur sot në takim menagjmentin dhe basketbollistët e klubit "Vëllaznimit".

Artikulli i plotë: Kampioni I Kosovës në grupmoshën U18 KB “Vëllaznimi”, vizitojnë kryetaren Kusari-Lila (Video)

Krijues të fjalës së shkruar , adhurues të artit letrat tashmë do të kenë mundësinë që në duar ta kenë librin “Lulebozhuri I Dukagjinit” nga autori Servet Bytyqi, I cili u promovua sot në Gjakovë.

Artikulli i plotë: Promovohet libri “Lulebozhuri I Dukagjinit” nga autori Servet Bytyqi (Video)

Ansambli I aktorëve të Teatrit të Qytetit në Gjakovë mbrëmë sollën premierën e shfaqjes “Zërat pas skene”, nën regjinë e Ilir Bokshit. Ky ishte projekti I dytë për këtë vit për Teatrin e Gjakovës pas inskenimit të dramës “Martir”.

Artikulli i plotë: U shfaq premiera “Zëra pas skene” në Teatrin e Qytetit të Gjakovës (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing