Në mbledhjen e radhës së Komitetit për Politikë dhe Financa të Komunës së Gjakovës, të kryesuar nga Luan Gola, nga Teki Shala, drejtor i Drejtorisë për Buxhet dhe Financa,

Artikulli i plotë: Mbledhja e radhës e Komitetit për Politikë dhe Financa e Komunës së Gjakovës

E nisën në muajin prill të këtij viti. Nxënës të gjimnazit “Hajdar Dushi” në Gjakovë së bashku me mësimdhënësen e tyre, morrën një iniciativë për renovimin e hapësirave të organizatës komunale të pensionistëve në këtë komunë. Sot, pas më shumë se dy muajsh punë, kjo qendër ku ditën e kalojnë shumë pensionistë, ka marrë një pamje tjetër. 

Në kuadër të projektit “Të moshuarit, një burim për zhvillim”, këta nxënës pastruan ambientet e kësaj organizate, gëlqerosën muret, dhe sollën materiale të nevojshme për pensionistët. E mundi i tyre u vlerësua lartë nga drejtuesit  e shoqatës. 

Fjalë të mira, patën edhe anëtarët e organizatës komunale të pensionistëve.

Projekti “Të moshuarit, një burim për zhvillim”, është vlerësuar si një nga 11 idetë më të mira të konkursit të Akademisë së Kosovës për Demokraci në nivel të Kosovës./Tv Syri Vision/

 

Kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila, po merr pjesë në Kongresin e XII botëror -Metropolis, i cili po mbahet në Montreal të Kanadasë me temën "Sfidat globale, qytetet kryesore në aksion". 

Artikulli i plotë: Mimoza Kusari-Lila përfaqëson Kosovën në Kongresin Metropolis në Kanada

Kuvendi Komunal i Gjakovës do të mbështet evenimentin muzikor “Përralla” me 100 litra karburante. Kjo ishte vetëm një nga kërkesat e miratuara, gjatë mbledhjes së radhës të Bordit të Drejtorëve. Ndërkaq ajo për renovimin e objektit të “Kryqit të Kuq”, nuk u miratua gjatë kësaj mbledhjeje. Kjo në mungesë të mjeteve financiare nga subvencionet. 

Artikulli i plotë: Komuna e Gjakovës ndan 32 mijë euro për shëndetësi (Video)

Akomodimi i pjesëmarrësve në panairin “Malësia e Gjakovës” filloi që nga orët e hershme të mëngjesit të ditës së sotme. E kur ora po shënonte dhjetë, gjithcka ishte gati. Zanatlinj nga Komuna e Gjakovës, Bashkia e Hasit, dhe ajo e Tropojës, kishin vendosur produktet e tyre në shtande në pjesën e njohur si Loma e Drithit në Carshinë e Vjetër në komunën e Gjakovës.

Artikulli i plotë: 45 zanatlinjë bëhen pjesë e panairit "Malësia e Gjakovës" në Gjakovë (Video)

Kjo pjesë e njohur me emrin” Lugu i Dragoit”, është destinacioni i radhës i edicionit të tretë të evenimentit “Përralla”. Edhe kësaj here, qyteti i Gjakovës është nikoqir i kësaj ngjarjeje, pjesë e së cilës do të bëhen Dj të njohur nga Kosova, Shqipëria, dhe nga vende të ndryshme të Evropës.

Artikulli i plotë: Emra të njohur botërorë të muzikës tekno bëhen pjesë e "Përrallës" (Video)

Në hapjen zyrtare të panairit të parë “Malësia e Gjakovës”, erdhën përfaqësues nga Bashkia e Tropojës, Hasit të Shqipërisë, si dhe zanatlinj nga të dy anët e kufirit.

Një aktivitet i tillë zgjoi kurreshtjen edhe tek banorët e komunës së Gjakovës, por edhe të përfaqësuesve nga institucione të ndryshme lokale. Kjo ngjarje e cila po ndodh për herë të parë, u organizua nga Komuna e Gjakovës, Drejtoria për Zhvillim Ekonomik. Në hapjen zyrtare të tij, u tha se panairi “Malësia e Gjakovës” do të promovojë turizmin, kulturën dhe traditën, por edhe do të forcojë bashkëpunimin ndërkufitar Kosovë-Shqipëri.

Në hapjen zyrtare të panairit, foli edhe drejtori për kulturë, rini, dhe sport nga Bashkia e Hasit. Sipas tij, kjo ngjarje ka një vlerë të madhe.

Të pranishmëve, i’u drejtua me një fjali rasti, edhe njëra nga pjesëmarrëset në panair nga Bashkia e Tropojës.

Panairi “Malësia e Gjakovës” është bashkëfinancim në mes të Kuvendit Komunal të Gjakovës, dhe organizatës zvierane Swisscontact.

E pas fjalimeve zanatlinj nga Bashkia e Hasit, Tropojës, dhe komuna e Gjakovës shijuan një koktel të përbashkët, ku edhe patën mundësinë të njihen mes vete, por edhe të njoftohen me veprimtaritë e njëri tjetrit./Tv Syri Vision/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing