Klubi I hendbollit Shqiponja ka triumfuar mbrëmë në ndeshjen e dytë të Play-Off-it, duke e mposhtur klubin e hendbollit Prishtina me rezultat 37-30, ndeshje kjo e cila u zhvillua në kuadër të Superligës në konkurencën e femrave.

Artikulli i plotë: KH "Shqiponja" mposht KH "Prishtinën" me rezultat 37:30

Aksionit tradicional “Ta pastrojmë Kosovën” i’u bashkua edhe Gjakova. Zyrtarë të kësaj komune, dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare u mblodhën në parkun e madh të qytetit, për të bërë shpërndarjen e materialeve për ata që u bënë pjesë e këtij aktiviteti të pastrimit.

Artikulli i plotë: Edhe Gjakova i bashkohet aksionit "Ta pastrojmë Kosovën" (Video)

Në kuadër të fushatës promovuese për ndihmën juridike falas  në komunën e Gjakovës u mbajt një tryezë diskutimi për informimin dhe promovimin e të drejtës së qytetarëve për qasje në drejtësi. Me këtë rast të pranishëm ishin përfaqësues të institucioneve të drejtësisë, përfaqësues të zyreve ligjore si dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare.

Artikulli i plotë: Edhe në Gjakovë u promovua fushata për ndihmën juridike falas (Video)

Kore të trevave të ndryshme shqiptare, mbrëmë qëndruan në Gjakovë. Ata erdhën për t’u bërë pjesë e Festivalit të Koreve të Evropës Juglindore, ku performuan me radhë njëri pas tjetrit për më shumë se një orë. Por, para se të niste një mbrëmje e tillë, i pari i drejtorisë për kulturë, rini, dhe sport në Gjakovë, ndau mirënjohje për kitaristin Lorik Pylla, për prezentimin dinjitoz në arenën ndërkombëtare, veqanërisht për cmimin e parë që rrëmbeu në festivalin e Kitarës në Nish të Serbisë.

E pjesëmarrësit në këtë festival, u shprehën të kënaqur me pritjen që u bëri Gjakova, dhe me organizimin në tërësi.

Kjo ishte hera e pestë me radhë, që një festival I tillë organizohet në Gjakovë.

Në fund të këtij festivali, u ndanë edhe mirënjohje për pjesëmarrësit e të gjitha koreve./Tv Syri Vision/

Me një manifestim të mirë në orët mbrëmjes, Kolegji “Mehmet Akif” në Gjakovë ka shënuar diplomimin e maturantëve të gjeneratës së 4-të, me  ç’rast diplomat i kanë marrë 21 maturantë. Në këtë ceremoni në mesin e të ftuarve ishin edhe përfaqësues të institucioneve arsimore të komunës së Gjakovës si dhe prindërit e maturantëve të sapo diplomuar.

Artikulli i plotë: Diplomoi gjenerata 4-të e kolegjit “Mehmet Akif” në Gjakovë (Video)

Ka tri vite që banorët e fshatit Moglicë të komunës së Gjakovës, kanë probleme me energjinë elektrike. Fajin për këtë, ata po i’a lënë kësaj trafoje, e cila sipas tyre për shkak të vjetërsisëpo shkakton ndërprerje të shpeshta të rrymës elektrike, si dhe shumë probleme të tjera. Në lidhje me këtë, ata janë deklaruar edhe për Tv Syri Vision, duke u shprehur se kërkojnë ndërrimin e komplet sistemit të energjisë elektrike nga Kompania e Distribucionit dhe Furnizimit me Energji Elektrike KEDS.

 

 

Tashmë për televizionin Syri Vision, është përgjigjur zëdhënësi i kësaj kompanie, Viktor Buzhala përmes adresës elektronike, duke thënë se rrjeti ekzistues është trashëguar nga koha kur distribucioni ishte aset publik.

Artikulli i plotë: KEDS-i ka në plan investimin në sistemin e energjisë elektrike në fshatin Moglicë (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing