Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuron donacion për Spitalin “Isa Grezda” në Gjakovë. Ky donacion përfshin 20 shtretër dhe inventarë si : 16 komodina, 3 tavolina, 10 karrige, 3 televizor dhe  2 llampa ndriçuese për salla të operacionit.

Artikulli i plotë: Fondacioni “Behgjet Pacolli” dhuron shtretër dhe inventarë për spitalin e Gjakovës (Video)

Grupi i grave këshilltare në Kuvendin Komunal të Gjakovës kanë inicuar një projekt me shumë rëndësi për sensibilizimin e të rinjëve në këtë rast nxënësve të klasëve të 9 nëpër shkollat e Gjakovës karshi dukurisë së narkomanisë.

Artikulli i plotë: Profesionistë të mjekësisë vetëdijësojnë të rinjtë gjakovarë për parandalimin e narkomanisë (Video)

Punimet e kësaj rruge, e cila ndodhet në fshatin Bishtazhin të komunës së Gjakovës ka një kohë që janë finalizuar. Por, sot ministri i infrastrukturës në detyrë, Lutfi Zharku, me bashkëpunëtorë si dhe kryetarja e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lila erdhën që të bëjnë përurimin e përfundimit të këtyre punimeve.

Artikulli i plotë: Kusari-Lila dhe Zharku përurojnë rrugën në Bishtazhin, dhe inspektojnë punime të nisura (Video)

Për herë të parë, në Kosovë do të ketë një vlerë zyrtare të tokës së klasifikuar në kategori të ndryshme sic janë tokat për qëllime rezideniciale, komerciale industriale, bujqësore dhe pyjore. E gjithë kjo në kuadër të një projekti të filluar që tri vite nga Ministria e Financave në bashkëpunim me shtetin suedez dhe komunat e Kosovës, e i cili është implementuar nga departamentet e tatimit në pronë. Tash është koha kur këto institucione po shpalosin vlerësimin preliminar të tokave përmes ekspozitave nëpër të gjitha komunat e Kosovës, përfshirë edhe Gjakovën.

Artikulli i plotë: Edhe në Gjakovë hapet ekspozita për vlerësimin preliminar të tokave (Video)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing