Sot, në ditën e hapjes zyrtare të fushatës për zgjedhje qendrore, Lëvizja Vetëvendosje do të mbajë tubim me qytetarë të komunës së Gjakovës. Një ngjarje e tillë do të mbahet në ambientet e shkollës “Fehmi Agani” nga ora 19:00.

Pjesëmarrës janë Dardan Sejdiu, Dukagjin Gorani, Driton  Çaushi, Arbërie Nagavci, dhe Ylli Hoxha./Tv Syri Vision/

 

 

Zëvendës ministri i Drejtësisë  Florian Dushi sot ka qëndruar në Gjakovë. Ai ka vizituar shoqatën “Thirjet e Nënave” ku ka bashkëbiseduar me nënat gjakovare për dy qështje : zbardhjen e fatit të të pagjeturve si dhe për pensionet e familjeve të personave të pagjetur.

Artikulli i plotë: Zëvendësministri i Drejtësisë Florian Dushi viziton OJQ “Thirrjet e Nënave” (Video)

Zgjodhën pikërisht ditën e hapjes zyrtare të fushatës zgjedhore, që të mbajnë një mbledhje së bashku. Anëtarë të sindikatës së pensionistëve në Gjakovë, u mblodhën në këtë zyre, që të përgatisin një koncept të përbashkët në lidhje me kërkesat që do t’iu drejtojnë subjekteve politike gjatë këtyre ditëve të fushatës.

Artikulli i plotë: Pensionistët ende kanë shpresë tek premtimet e politikanëve (Video)

Pesë shkolla të mesme të ulëta të qytetit të Gjakovës u bënë pjesë e edicionit të 22-të të revistës memoriale “Nura Domi Bejtullahu”. Risia e këtij festivali të sivjetmë ishte se për herë të parë kishte karakter garues.

Artikulli i plotë: U shënua edicioni I 22-të I revistës memoriale "Nura Domi Bejtullahu" (Video)

Ky objekt i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi”, së shpejti do të marrë një pamje krejt tjetër. Kjo, si rezultat i punimeve intensive që po bëhen për renovimin e tërësishëm të tij. Por ky nuk është i vetmi investim, që po realizohet nga kjo kompani. Edhe objekti administrativ, i cili ndodhet pranë Liqenit të Radoniqit është afër finalzimit. Në fakt një ndërtesë e tillë, ka ekzistuar edhe më parë, por e dëmtuar dhe jonfunksionale. Detaje rreth këtyre projekteve, por edhe të atij për ndërtimin e fabrikës së përpunimit të ujërave, ka dhënë kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Radoniqi”, Ismet Ahmeti.

Artikulli i plotë: KRU "Radoniqi" këtë vit do të finalizojë projekte të mëdha (Video)

Kandidati për kryeministër të Kosovës, Albin Kurti nga radhët e Vetëvendosjes sot ka qëndruar në komunën e Gjakovës. Ai erdhi i shoqëruar me kandidatët për deputet në Kuvendin e Kosovës, nga ky subjekt politik, për tu ndalur fillimisht në ndërmarrjen shoqërore “Elektromotori”.

Artikulli i plotë: Kurti në Gjakovë: Deindustrializimi i pasluftës, krim ekonomik (Video)

Javë më parë, bodybuilderja nga Gjakova, Geta Beqa rrëmbeu vendin e parë në garat e mbajtura në shtetin spanjoll, në evenimentin sportiv “Wellnes Fitness IFBB 2017”. Ndërsa sot ajo ka qëndruar në Gjakovë, ku është takuar me kryetaren e komunës së Gjakovës, Mimoza Kusari-Lilën.

Artikulli i plotë: Fituesja e "Wellnes Fitness IFBB 2017" takohet me Kusari-Lilën (Foto)

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing