Qyteti Ahaz i Iranit, i cili ka 1.1 milion banorë në regjionin e shkretëtirës së këtij shteti, ka shënuar jo vetëm temperaturat më të larta në Iran, por në të gjithë historinë e Tokës, transmeton koha.net.

Temperatura prej 54 gradë celsius është raportuar të jetë shënuar në qytetin e Ahvaz nga instituti meteorologjik internacional Francez, MateoFrance.

Këtë e ka bërë meteorologu Erienne Kapikan në një postim në llogaritë e tij në rrjetet sociale ku ka shkruar: “Rekord i ri nacional i nxehtësisë iraniane që është regjistruar ndonjëherë”, e kjo është temperatura më e nxehtë e regjistruar ndonjëherë në qershor në të gjithë historinë e planetit Tokë, prejse kanë filluar matjet e temperaturave.

Uragani Harvey pritet të godasë brigjet e Gjirit të Teksasin të shtunën në orët e para të mëngjesit, duke ngritur shqetësime për ekonominë e zonës nga kalon. Governatori i Teksasit Greg Abot i kërkoi presidentit Trump të shpallë gjendjen e jashtëzakonshme nga katastrofa dhe ka kërkuar mobilizimin e gjitha forcave të emergjencës, të jenë gati për operacionet e nevojshme të shpëtimit.

Artikulli i plotë: Katastrofë në SHBA, uragani i fuqishëm godet vendin

"Është një nder i madh të jem këtu!"

Këto ishin fjalët e para të Presidentit amerikan Donald Trump sapo shtrëngoi duart me Papa Françeskun.

Dy nga njerëzit më të fuqishëm në botë janë takuar këtë mëngjes për herë të parë, pas një serie deklaratave kontradiktore që i kanë parë në të kaluarën si protagonistë.

Donald Trump dhe Papa shkëmbyen një shtrëngim duarsh të përzemërt dhe Ati i Shenjtë përshëndeti përzemërsisht edhe Zonjën e Parë, Melania Trump, e cila ishte veshur me të zeza dhe me një dantelle që i mbulonte kokën, në respekt të plotë të indikacioneve tradicionale për seancat dhe takimet zyrtare me Papën.

Numri një i Amerikës hyri në Pallatin Apostolik, ku po mbahet edhe takimi i shumëpritur me Atin e Shenjtë, raporton “La Republica”.

Takimi është pjesë e udhëtimit të tij të parë  presidencial i cili është planifikuar të zgjasë 9-ditë.

Trump dhe Papa pritet të bisedojnë për më shumë se një orë. Kjo mund të japë imazhe të fuqishme për votuesit katolikë në Shtetet e Bashkuara.

“Eurozona ka nevojë për një buxhet të përbashkët për të rritur investimet dhe Gjermania duhet të jetë e përgatitur që të bëjë më shumë në Europë, ndoshta duke rritur kontributet financiare në bllok”, tha lideri i socialdemokratëve Martin Schulz para mbështetësve në Berlin.

Ai akuzoi kancelaren Angela Merkel gjatë fjalimit të tij se nuk i ka treguar zgjedhësve se si do ta forcojë BE-në dhe si do të arrijë të plotësojë premtimin për punësim të plotë ndërsa vetë ai, parashtroi planin për rritjen e investimeve dhe kthimin e solidaritetit në Evropë.“Partia ime mbështet më shumë investime në Evropë. Ne jemi në favor të një buxheti të përbashkët për investime në Eurozonë dhe jemi në favor të një ministri evropian financash që të ngrihet kundër konkurrencës së dëmshme të taksave dhe evazionit fiskal”, tha Martin Schulz, kryetar i SPD-së.Schulz, ish-president i Parlamentit Evropian, shpreson të mundë Merkelin në zgjedhjet e 24 shtatorit, por socialdemokratët e tij të qendrës së majtë, duket se kanë humbur pak ritmin në sondazhe pas një starti të vrullshëm pas nominimit të tij në janar.

Publikohen fotot e takimit të parë të konfirmuar mes presidentit të SHBA-së, Donald Trump, dhe presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, të cilat janë publikuar në faqen e Facebook-ut të qeverisë gjermane, raporton The Guardian.

Artikulli i plotë: Moment i shumëpritur: Trump takohet për herë të parë me Putinin

Një politikan i lartë gjerman ka thënë se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore, pas lajmeve se presidenti amerikan ndau informata tejet sekrete me Rusinë, të cilat i kishte siguruar nga një aleat jetësor.

Artikulli i plotë: Politikani i lartë gjerman: Trump përbën rrezik ndaj sigurisë së botës perëndimore

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

 

Kontakt info:


Rruga: Kolë LLeshi nr28
Gjakovë
Kosovë
50000
 info@syri-vision.tv
 +383390329777
 +38344666190

marketing