Anëtarët e komitetit për politikë dhe financa sot kanë mbajtur mbledhjen e parë për këtë vit. Diskutuan dhe shqyrtuan këkresa të ndryshme, mirëpo ajo për të cilën u fol gjërë e gjatë ishte propozimi për revokimin e vendimit të kuvendit të komunës së Gjakovës të datës 25 nëntor të vitit 2016 për mbulimin e shpenzimeve të varrimit për qytetarët e komunës së Gjakovës.

Artikulli i plotë: Nuk votohet kërkesa për revokimin e vendimit për mbulimin e shpenzimeve të varrimit në mbledhjen e...

Ashtu sic edhe u planifikua, në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, është zhvilluar ndeshja miqësore në mes të vajzave të përfaqësueses së Kosovës në Volejboll dhe atyre nga Shqipëria.

Artikulli i plotë: Vajzat e përfaqësueses së Kosovës në Volejboll zhvillojnë ndeshje miqësore me Shqipërinë (Video)

Me këndimin e himnit kombëtar, e nisën aktvitetin e tyre për nder të 10 vjetorit të pavarësisë së Kosovës. Anëtarët e klubit të sportit taekwondo në Gjakovë mbajtën këtë turne individual për të shënuar në mënyrë simbolike këtë festë. Për të parë nga afër performancën e tyre, erdhën edhe përfaqësues nga Drejtoria për Kulturë, Rini, dhe Sport në komunën e Gjakovës. E udhëheqësja e këtij dikasteri, Saranda Hyseni, ka uruar që këta fëmijë të jenë fitues të çmimeve si në Kosovë ashtu edhe jashtë saj.

Këtë aktivitet e ka nderuar me pjesëmarrje edhe mjeshtri korean në taekwondo, i cili njihet si Joshua.

Të gjitha performancat e fëmijëve të këtij klubi, u prezantuan nga trajneri Dervish Delijaj.

Klubi i taekwondos “Dearti” ka ndarë mirënjohje për mjeshtrin korean të këtij sporti. Ndërsa, drejtoresha për kulturë, rini, dhe sport, Saranda Hyseni dhuroi mirënjohje për më të rinjtë e këtij klubi, Edenën dhe Tiarën. E krejt në fund ata kishin përgatitur një performancë nga seriali “O sa mirë” për mysafirët, në mesin e të cilëve ishte edhe aktori i njohur Edi Kastrati.

Në kuadër te agjendës zyrtare e cila u organizua nga Drejtoria për kulturë në Gjakovë në shënim të 10 vjetorit të pavarësisë u mbajt edhe një debat i hapur me temë “Perspektiva e rinise 10 vite pas pavarësisë”.

Artikulli i plotë: Të rinjtë flasin për perspektivën e tyre 10 vite pas pavarësisë (Video)

Sot në sallën e sporteve “Shani Nushi” në Gjakovë, përfaqësuesja e Kosovës në volejboll në kategorinë e femrave do të përballet me atë nga Shqipëria. Ndeshja fillon nga ora 15:00.

Ndërsa nga ora 17:00 po në këtë ditë, do të ndeshen vollejbollistët e Kosovës me Shqipërinë poashtu.

Këto dy ndeshje do të mbahen në kuadër të organizimit që ka bërë Kuvendi Komunal i Gjakovës për shënimin e 10-vjetorit të pavarësisë së Kosovës./Tv Syri Vision/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing