Zëdhënsja nga Drejtoria e Policisë në Gjakovë, Lirije Podrimaj, për Tv Syri Vision ka deklaruar se deri më tani procesi zgjedhor po shkon mirë, duke shtuar se nuk ka ndonjë parregullësi.

 

Ajo ka thënë se autoritetet policore në këtë komunë, po qëndrojnë afër qendrave të votimit, dhe gjithcka po shkon sipas procedurave të rregullta zgjedhore./Tv Syri Vision/

Në qendrën e votimit në shkollën “Yll Morina” në komunën e Gjakovës,  gjatë ditës së sotme ka qëndruar shefi i misionit vëzhgues të Bashkimit Evropian Alojz Peterle.

Misioni vëzhgues i BE-së ka qëndruar në disa qendra të votimit nëpër këtë komunë, e poashtu ka vazhduar misionin e vëzhgimit në qendra të tjera pas asaj “Yll Morina”./Tv Syri Vision/

 

Deri tani, në shkollën “Zekëria Rexha” të komunës së Gjakovës kanë votuar 2500 persona.

Menaxheri i kësaj qendre, Pleurat Rudi, ka deklaruar se nga të gjithë ata që kanë të drejtë vote në këtë qendër, deri më tani kanë votuar 31 përqind prej tyre./Tv Syri Vision/

Qytetarët e komunës së Gjakovës sot I janë nënshtruar procesit zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale. Në mesin e qendrave të votimit është edhe qendra 0202C kokretisht shkolla fillore “Mustafa Bakija” në të cilën të drejtë vote  kanë 11 mijë e 78 votues.

Artikulli i plotë: Ja sa qytetarë të komunës së Gjakovës kanë votuar në qendrat 0202C dhe 0201C (Video)

Në qendrën më të madhe të votimit në Kosovë, në shkollën “Yll Morina” të komunës së Gjakovës, deri në ora 15:00 kanë 4630 qytetarë me të drejtë vote.

Kështu ka deklaruar menaxheri i kësaj qendre të votimit, Berat Bejtullahu. Ai ka thënë se në orët e fundit është rritur interesimi i qytetarëve të kësaj komune për të votuar. /Tv Syri Vision/ 

Në skenën e teatrit të qytetit “Hadi Shehu” në Gjakovë u shfaq premiera e shfaqjes “Let’s have sex” e autorit Valentin Krasnogorov e cila erdhi nën regjinë e Valon Pallaskës.

Artikulli i plotë: Shfaqja “Let’s have sex” premiera e tretë për këtë vit në teatrin e qytetit “Hadi Shehu” (Video)

Menaxheri i kësaj qendre, Pleurat Rudi, është shprehur se ata janë përgatitur me të gjitha materialet, e poashtu edhe për monitorimin e procesit të votimit.

E ata të cilët erdhën për të votuar në këtë qendër me mëngjes, u shprehën optimistë se këto zgjedhje do të sjellin zhvillimin në Gjakovë.

Pati edhe të tillë, që thanë se pas zgjedhjeve të 19 nëntorit nuk presin ndonjë ndryshim të situatës së përgjithshme në vend./Tv Syri Vision/

Artikuj te tjere...

Reklamoni këtu

kontakt info:

Rruga: Kolë LLeshi nr28

Gjakovë
Kosovë
50000
Email: info@syri-vision.tv

Telefoni: +381390329777

Celular: +37744666190

marketing