Shëndetësi
Shkronjat

Nga dita e sotme, Klinika e Onkologjisë e Qendrës Klinike Universitare të Kosovë (QKUK) do të ofrojë shërbim 24-orësh për pacientët që kanë nevojë për trajtim onkologjik.

Për të nisur zyrtarisht fillimin e punës 24-orësh,  prezentë ishin, Uran Ismaili, Ministër i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, dr. Basri Sejdiu, ushtrues i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të SHSKUK-së dhe profesionistë të Klinikës së Onkologjisë.

Dr. Basri Sejdiu, UD. drejtor i përgjithshëm SHSKUK, tha se fillimi i punës 24-orë  në Klinikën e Onkologjisë është ditë e madhe për shëndetësinë e Kosovës, pacientët, por edhe për institucionin.   Ai tha se tashmë kjo klinikë do të  ofrojë shërbime dhe gjatë vikendit dhe do jetë lehtësim për pacientët, përderisa pritet edhe në klinikat tjera të ketë 24-orë punë dhe ngritje të cilësisë së shërbimeve.