Shëndetësi
Shkronjat

Këto puçrra të vogla të kuqe janë goxha problem i shpeshtë, por nuk është bash e parrezikshme se a është fjala për sukrep, skuqje apo puçrra. Ja përgjigjja.

Këto puçrra, puçërrza apo sido që t’i quani, kanë shkaktarin e vet në organizëm dhe ai është një formë intolerance ndaj glutenit, transmeton Telegrafi.

Në të vërtetë, nuk e tret çdo organizëm glutenin në të njëjtën mënyrë, ndërkaq shkenca ka treguar që kjo është njëra ndër format e intolerancës, shkruan ViralThread.

Nëse keni problem që të tretni glutenin, zorrët tuaja do t’i “djegin” dhe kjo më vonë do të shfaqet në lëkurë.

Prandaj gluteni lidhet me sëmundjet e ndryshme të lëkurës siç janë ekzema dhe psoriaza.

Këto gjendje janë tregues që sistemi i imunitetit krijon antitrupa të cilët shkaktojnë lëkurë të thatë dhe kruajtje.

Çdo organizëm reagon individualisht ndaj glutenit, andaj te dikush do të shfaqet në lëkurë, ndërsa te dikush tjetër do të shkaktojë probleme me stomakun, lodhje kronike apo diçka tjetër.