Shëndetësi
Shkronjat

Ushqyerja me gji e forcon lidhjen në mes të nënës dhe fëmijës, i jep fëmijës ushqim të mirë dhe forcon sistemin imunitar, por disa nënave mund t’u paraqesë problem të madh.

Një nga komplikimet më të zakonshme në fillim të dhënjes së gjirit është mastitisi, një gjendje për të cikën flitet rrallë, por që i godet shumë nëna, shkruan “The Independent”.

Lindsay Bliss, nënë e gjashtë fëmijëve në Neë York, i ka ushqyer që të gjithë ata me qumësht gjiri, por vetëm me të gjashtin ka përjetuar anën e rëndë të ushqyerjes me gji.

Pavarësisht që ka përvojë me të ushqyerit me gji, dhe madje edhe të japë udhëzime për gratë e tjera në lidhje me të, Bliss nuk ishte e përgatitur sa duhet për atë që e pret.

Përveç që njëri gji i saj është fryrë, qumështi ka rrjedhur në mënyrë të pakontrolluar dhe kishte ethe.

"Është sikur dikush të më godiste në gjoks", tha ajo për "Cosmopolitan". "Askush nuk ju paralajmëron se sa i vështirë është mastitisi. Për shkak të një gjiri mund të vuajë tërë trupi".

Inflamacioni i gjirit ndodh më shpesh në tre muajt e parë të dhënjes gji. Zakonisht është rezultat i një bllokimi të kanalit të qumështit, zhvillimit të baktereve, stresit dhe lodhjes, rrjedhjes ose presionit të gjyksoreve joadekuate.

Në qoftë se jeni goditur nga mastitisi, mund t’ju ndihmojë shtrydhja qumështit nga gjinjtë dhe pastaj lirisht mund të vazhdoni që të ushqeni fëmijën. Megjithatë, ju do të ndjeni dhimbje dhe për këtë arsye është e rëndësishme që të merrni ndonjë ilaç antiinflamator dhe të mbani një kompresë të ngrohtë me lagështi mbi kraharorin tuaj për 15 deri 20 minuta disa herë në ditë.

Nëse simptomet vazhdojnë më shumë se 24 orë, ju duhet të vizitoheni te një mjek.