Shëndetësi
Shkronjat

Produktet të cilat kanë përbërës natyral, ushqejnë flokun dhe i japin shkëlqim

Njerëzit kanë eksperimentuar me shekuj të tërë për krijimin e trajtimeve mbi parandalimin e humbjes së flokëve.  Egjiptianët e lashtë kanë përdorur një përzierje të veçantë me plumb të kuq, qepë, alabastër, mjaltë dhe yndyrë të kafshëve.

Sigurisht që hulumtimet kanë përparuar që atëherë dhe mënyrat e trajtimit të flokëve tashmë janë të shumta.

Disa nga këto trajtime zhvillohen me produkte natyrale, si trajtimi me lëngë qepe. Rezultatet e të cilës janë botuar në shumë revista prestigjioze, 20 nga 23 njerëz që e kanë aplikuar lëngun e qepës në lëkurën e kokës, dy herë në ditë, panë që fije të reja floku filluan të dilnin për gjashtë javë. Shkencëtarët ia atribuojnë këtë efekt vetive antiflamatore që ka qepa.

Trajtimi i flokëve me speca të djegës, shkakton një sërë reaksionesh në trup, për shkak të “Capsaicin”-it, i cili është një përbërës aktiv në specat e djegës, i cili qon në rritjen e flokëve. Hulumtuesit nga Japonia u dhanë 48 njerëzve këtë përbërje, dhe pothuajse 65% e atyre që aplikuan këtë tretman, panë që brenda pesë muajve, flokët filluan të dilnin.

Një trajtim i flokëve që rrit dendësinë e flokëve është ai me sherebel, ndërsa rozmarina dhe aloe vera ndihmon në zhvillimin e tyre. Kjo është edhe arsyeja që këta përbërës përdoren në produktet e kujdesit ndaj flokëve.

Produktet tradicionale si vaji i ullirit e kamomili, ndihmojnë që flokët tuaja të mos e humbin shkëlqimin asnjëherë. Mjalta ndihmon në hidratimin intensiv dhe ushqimin e flokut. Vaji i ullirit i ushqen në tërësi dhe i bënë flokët më të butë. Kamomili ndihmon flokët me ngjyra të hapura të shkëlqejnë. Aloe Vera hidraton dhe mbron flokët. Ndërsa edhe rrushi i kuq njihet për vetit e tij ushqyese antioxidante.