Shëndetësi
Shkronjat

Lëvizja ‘No Poo’, siç edhe po quhet, është duke u popullarizuar shumë nëpër botë gjatë viteve të fundit, duke futur në modë moslarjen e flokëve.

Në fakt, njerëzit janë duke i larë flokët, vetëm se jo me përbërësit kimik që gjenden në shampon.

Përderisa fillimisht kjo lëvizje po i inkurajon njerëzit që të përdorin sodë buke, uthull ose përbërës të tjerë natyral në vend të shamponit, entuziastët e ‘No Poo’ betohen se nëse nuk i lani flokët me shampon për një vit flokët tuaja do të jenë më të shëndetshme, transmeton Gazeta Express.

Kjo pasi sipas tyre skalpi i kokës mësohet të mos prodhojë shumë yndyrë, duke ndikuar që flokët të jenë më të shëndetshme dhe të kenë pamje më të mirë pas vetëm disa muajsh.

Sipas ‘No Poo’, mënyra më e mirë për ta braktisur përdorimin e shamponit për t’i larë flokët është duke kaluar në përdorim të sodës së bukës dhe uthullës, pastaj duke i larë vetëm me ujë për disa muaj dhe në fund duke e shtuar përsëri sodën për pjekje dhe uthullën një herë në javë.