Shëndetësi
Shkronjat

Është konstatuar se obeziteti kontribuon në rrezikun e të prekurit me kancer. Por që si shkaktohet përfundimisht është ende një pyetje që nuk ka marrë përgjigjen përfundimtare.

Një studim i ri i kryer në Universitetin e Michigan ofron detaje se si trashësia në bel rrezikon njerëzit që të preken nga kjo sëmundje, transmeton KJ.

Sipas tyre ka proteina të veçanta që lirohen në pjesët e dhjamosura, që mund të ndikojnë që qelizat jo kancerogjene që kthehen në kancerogjene.

Thuhet se sipërfaqet abdominale më të trasha në krahasim me ato më të ulëta, mund të lirojnë këtë proteinë, e cila mund ta nxis rritjen e tumoreve në trup.