Showbiz
Shkronjat

Dua Lipa është shumë e zënë me turnetë koncertale në Amerikë. Megjithatë, këngëtarja shqiptare ka gjetur kohë për të dhënë një intervistë për “Teen Vogue”.

Prishtinasja 21-vjeçare ka zbuluar gjithashtu se çfarë bën para se të ngjitet në skenë, transmeton Telegrafi.

“Pi një gotë çaji me mjaltë Manuka (mjaltë i prodhuar në Australi nga lulet Manuka) dhe limon. Gjithashtu shëtis dhe argëtohem me grupin tim 10 ose 15 minuta para se të ngjitem në skenë”, tha Dua.

Dua ka paralajmëruar se në muajin qershor do të nxjerrë në treg albumin e saj të parë, por paraprakisht do të publikon edhe një këngë të shoqëruar me videoklipe. Vlen të theksohet se Lipa ka hedhur poshtë zërat se është ndarë prej të dashurit, modelit britanik Isaac Carew.