Showbiz
Shkronjat

Nora Istrefi u bë e njohur që në moshë të re me këngë shpërthyese, që i mundësuan popullaritet të madh

Këngëtarja në kulmin e popullaritetit, u lidh me muzikantin Robert Berisha, duke krijuar çiftin më simpatik të estradës muzikore kosovare.

 Nora e kishte njohur edhe më parë Robertin, ama vetëm si muzikant. Ne momentin që është lidhur me të, ajo e ka kuptuar se çfarë personi është ai, shkruan "Kosovarja".

"Robertin e njoh prej shumë kohësh dhe është njeri i mrekullueshëm. Kur nuk e njihja mirë nuk mund të them se e mendoja këtë, por me kalimin e kohës e kuptova cili është në të vërtetë", thotë Nora.