Showbiz
Shkronjat

Aktori i njohur francez, Vincent Cassel, ka qenë shumë i përfolur këtë vit për lidhjen e tij me modelen Tina Kunakey.

E gjitha kjo për arsyen se aktori është 51 vjeçar dhe ajo 21, dhe kanë një diferencë plot 30 vjeçare në moshë.

Vincent ka vendsour së fundmi që në prag të martesës, të flasë në një intervistë të gjatë për Venity Fair rreth lidhjes së tij me Tinën.

“Mendova: Kam qenë i martuar, kam dy vajza dhe kam bërë atë që duhet të bëja: që nga tani do jem beqar. Por më vonë kuptova se jeta ime ishte bosh. Nuk prisja të njihja dikë, por ja që ndodhi. Ajo është shumë më e re nga ç’mund ta imagjinoja”, kështu e nis ai rrëfimin e tij.

Ndërsa pyetjes për diferencën e madhe në moshë, ai i kundërpërgjigjet duke thënë se “nuk e zgjedh dot me kë të dashurohesh”.

Ai e cilëson bashkëshorten e tij të ardhshme të dytë është një vajzë e zgjuar, e pavarur dhe ‘burrneshë’.