Showbiz
Shkronjat

Aktori amerikan, Ben Affleck nëpërmjet një postimi në facebook lajmëroi se ka përfunduar trajtimin nga varësia prej alkoolit të cilit i ishte nënshtruar.

Në deklaratën e tij, ai tregoi për devotshmërinë e tij si një baba i mirë dhe falënderoi shumë gruan e tij Jennifer Garner e cila e kishte mbështetur dhe ishte kujdesur për të gjithë fëmijët e tyre duke bërë punën që edhe ai është dashur ta bënte. 

“ Unë kam përfunduar trajtimin për varësinë ndaj alkoolit, diçka që kam trajtuar në të kaluarën dhe më të cilën do të vazhdojë të përballëm. Unë dua të jetojë në maksimum dhe të jem një baba i mirë. Unë dua që fëmijët e mi të dijnë se nuk është turp të marrësh ndihmë kur ke nevojë për të dhe të jesh një burim i forcës për gjithësecilin që ka nevojë për ndihmë, por ka frikë të marrë hapin e parë. Unë jam me fat që kam pasur dashurinë e familjes dhe shoqërisë sime, duke përfshirë gruan time Jen, e cila me ka mbështetur dhe është kujdesur për fëmijët tanë. Ky ka qenë një ndër hapat e parë që është ndërmarrë drejt një rikuperimi pozitiv. “ shkroi Afflex në postimin e tij. Lajmi erdhi ditë pasi “ People” raportoi se Garner dhe Affleck kishin filluar procedurat e divorcit.