Showbiz
Shkronjat

Këngëtarja e madhe Adeina Ismaili, tash e një kohë nuk është aktive në tregun e muzikës, ngase i është përkushtuar tërësisht jetës personale.

 Diva është shumë rrallë aktive edhe në rrjetet sociale, megjithatë publikon herë pas here fotografi të ndryshme, për të qenë sa më pranë fansave.

Ndonëse ndodhet në muajin e shtatë të shtatzanisë, ajo nuk ka publikuar asnjëherë deri më tani ndonjë fotografi me barkun e rrumbullakosur.

Megjithatë, këtë akull Adelina e thyen së fundmi, teksa publikon një imazh në llogarinë zyrtare në Facebook, ku shfaqet me duar në bark, gjersa shijon pritjen e ëmbël.

“Nuk ka bizhu më të bukur sesa duart e fëmiut rreth qafe…”, shkruan këngëtarja Ismaili në mbishkrimin e fotografisë.