Showbiz
Shkronjat

Dua Lipa po vazhdon me sukses të mbajë koncerte anembanë botës krahas edhe publikimit të këngëve të reja. 

Së fundi, këngëtarja është mësuar se do të jetë e pranishme para publikut japonez në festivalin e muzikës “Summer Sonic”, ku do të jenë pjesëmarrës edhe këngëtarë të tjerë të njohur. Festivali do të zgjasë dy ditë dhe do të mbahet me 19 dhe 20 gusht ndërsa do të jenë të pranishëm edhe grupe dhe këngëtarë me famë botërore, transmeton Telegrafi.

Festivali do të mbahet të njëjtën kohë në Osaka dhe Chiba, ku këngëtarët që do të perfomojnë ditën e parë në Osaka, në ditën e dytë do të jenë para publikut të Chibas si dhe anasjelltas.

Këtë vit së bashku me Dua Lipën do të performojnë edhe Calvin Harris, 5 Second Of Summer, Charli XCX, Justice, Kesha, Liam Gallagher, Phonix, Royal Blood, Sum 41, Circa Waves, Declan Mickenna, G-Eazy, Good Charlotte, High Tyde, Kungs, New Found Glory Pennywise, Piko Taro, Zarasson.

Ndryshe, Dua javë më parë ka publikuar videoklipin e ri ‘Scared to be lonely’, të cilën e solli në bashkëpunim me Martin Garrixin, që deri më tani ka rreth 20 milionë klikime në YouTube.