Showbiz
Shkronjat

Ditë më parë e përgënjeshtroi lajmin se është shtatzënë, kurse tani Eva Longoria e ka vërtetuar me fakte se nuk është në pritje të fëmijës.

Aktorja 42-vjeçare dukej fantastike me bikini gjatë pushimeve në Havai, ku shoqërohej në plazh nga bashkëshorti Jose Baston. “Pashë disa fotografi të vetes time me vërtetë e shëndoshë në një varkë. Dua të them që gjithçka që bëra ishte se hëngra djathë”, u ka thënë ajo ndjekësve të saj në Snapchat, mes të qeshurave, transmeton TCH. Fotot e të hënës u bënë virale në internet duke spekuluar se ajo dhe bashkëshorti janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.