Showbiz
Shkronjat

Këngëtarja e njohur shqiptare po e shijon bregdetin italian.

Ylli botëror Dua Lipa pas një sezone të suksesshme e mbase edhe të lodhshme, ka nisur pushimet në Positano të Italisë.

Dua nga pushimet po shfaqet tejet seksi. Në një fotografi që ajo ka postuar në profilin e saj në Instagram tregon linjat perfekte në bikini.

Këngëtarja së fundmi ka publikuar fotografi në Instagram nga vendi ku po shijon pushimet. Edhe anëtarë të familjes së Duas kanë publikuar fotografi e video nga vendi ku po pushojnë së bashku me Duan. 

Fotografia e fundit është nga babai i Duas, Dukagjin Lipa i cili ka publikuar një fotografi të fëmijëve të tij. 

Ndryshe kujtojmë se “New Rules” e Dua Lipës mbetet numri 1 edhe këtë javë në top listat e Anglisë.