Sport
Shkronjat

Leicteser City ditë më parë shkarkoi trajnerin Claudio Ranieri.

Tashmë ‘Dhelprat’ kanë dalë në “gjueti” për të gjetur pasuesin e italianit që i bëri kampion sezonin kaluar në Ligën Premier.

Raportohet se si alternativa kryesore e skuadrës angleze është Roy Hodgson, transmeton Telegrafi.

Madje thuhet se kampioni ka zhvilluar bisedimet e para me ish-menaxherin e Anglisë dhe Liverpoolit.

 

Pronarët tajlandezë të “The Foxes” janë të interesuar për të sjellë një njeri me përvojë në krye të ekipit.