Sport
Shkronjat

Vëllaznimi e ka filluar mbarë pjesën e dytë të sezonit duke e mposhtur Istogun në Gjakovë me rezultat 2:0

Në xhiron e parë të gjysmësezonit të dytë në ligën e parë të futbollit kosovarë u takuan FC Vëllaznimi me KF Istogun.

Vëllaznimi në këtë ndeshje nuk e pati vështirë ti marrë pikët e plota kundër të parafundit në tabelë Istogut.

Golat në këtë ndeshje për Vëllaznimin i shënuan Egzon Gashi dhe kapiteni Albutrint Morina.

 

Pas kësaj ndeshje Vëllaznimni vazhdon të ndjekë nga vendi i dytë kryesuesin Flamurtarin që i prinë tabelës me 26 pikë, 3 më shumë se Vëllaznimi.

Ndeshjen e rradhës Vëllaznimi e luan me Ballkanin në Suharekë vikendin e ardhshëm.

/TV Syri Vision/