Sport
Shkronjat

Ndihma për sportin është e mirëseardhur në cdo kohë e në cdo formë. Të hapur për këtë nisiativë ishte edhe firma Textil Colours Nagavci, i cili përveqse kontribuon me zhvillimin ekonomik në qytetin e Gjakovës, së fundmi i është bashkangjitur me përkrahje klubit të Hendbollit Vëllaznimi”.

Me këtë rast u shpërblye nga KH Vëllaznimi me etiketën e sponzorit të argjendë.

Vetëm ideja se po kontribuojme në të mirën e të rinjëve të qytetit tonë na shtyen për ta bërë këtë veprim na tha pronari i këtij biznesi Amir Nagavci, që vepron me dy lokale me tregëtimin e tekstilit, perde e tepihë.

Në anën tjetër përfaqësuesit e klubit u shprehën falënderues që po ka përkrahës për t’I ardhur në ndihme klubit.

Ne fjalen e tij veterani i hendbollit, Qemajl Dylatahu u shpreh falenderues pasi me kete gjest ndihmohet sporti por edhe e ardhmja e te rinjeve tane.

Textil Colours Nagavci fton edhe biznese tjera t’i bashkohen kësaj nisiative.\TV Syri Vision