Sport
Shkronjat

Pilotët e Aeronautikës i kanë bërë një nderim të veçantë të dielën legjendës së futbollit kosovar, Fadil Vokrri, i cili vdiq të shtunën, si pasojë e një sulmi në zemër.

Ata janë organizuar shpejt për një fluturim të veçantë për nder të Vokrrit, në varrimin e tij, në Prishtinë.

Pilotët kanë ngritur mbi qiellin e kryeqytetit banderolën "Pusho në paqe Legjendë", me një fotografi të të ndjerit.