Sport
Shkronjat

Sot zhvillohen edhe dy ndeshje të tjera në kuadër të Ligës së Kampionëve. Juventusi pret Porton në Itali ndërsa Leicester në Angli pret portugezët e Portos.

Juventusi është me një këmbë në çerekfinale pas fitores 2:0 që ka arritur si mysafir i Portos në ndeshjen e parë.

Por do të duhen edhe 90 minuta të tjera që Juve të siguroi kalimin në fazën tjetër të Ligës së Kampionëve.

Skuadra e Massimiliano Allegrit është pothuajse e kompletuar ku dyshimi i vetëm mbetet Giorgio Chiellini i cili vazhdon të ketë probleme me lëndimet. Në anën tjetër te Porto mungon Alex Telles që është i suspenduar.

Në ndeshjen tjetër takohen Leicester City dhe Sevilla, ku skuadra spanjolle hyn me një avantazh të lehtë nga sfida e parë, të cilën e kanë fituar 2:1.

Për kampionët e Anglisë debuton në Ligën e Kampionëve trajneri i ri Craig Shakespeare që ka zëvendësuar të shkarkuarin Claudio Ranieri.

Formacionet e mundshme:

Juventus - Porto

Juventus: Gianluigi Buffon; Dani Alves, Leonardo Bonucci, Andre Barzagli, Alex Sandro; Sami Khedira, Miralem Pjanic, Juan Cuadrado; Mario Mandzukic, Paulo Dybala, Gonzalo Higuain

Porto: Iker Casillas; Maxi Pereira, Felipe, Ivan Marcano, Miguel Layun; Danilo Pereira, Ruben Neves, Hector Herrera; Yacine Brahimi, Francisco Soares, Andre Silva

Leicester City – Sevilla

Leicester City: Kasper Schmeichel; Danny Simpson, Wes Morgan, Robert Huth, Christian Fuchs; Riyad Mahrez, Danny Drinkwater, Wilfred Ndidi, Marc Albrighton; Shinji Okazaki, Jamie Vardy

Sevilla: Sergio Rico; Mariano, Adil Rami, Clement Lenglet, Sergio Escudero; Steven N'Zonzi, Joaquin Correa, Samir Nasri; Vitolo, Pablo Sarabia, Stevan Jovetic