Sport
Shkronjat

Ëndrra e Leicester City po vazhdon në Champions Leauge pasi ata në ndeshjen e dytë mposhtën skuadrën spanjolle Sevilla me rezult 2:0 dhe me rezultat të përgjithshëm 3:2 ata kaluan në qerekfinale.

Skuadra angleze ishte parë nga shumë njerëz si e eliminuar nga kjo garë, por që befasoi shumë kë me lojë.

Sevilla e nisi takimin me një rast të mirë me Nasrin, por që nuk arriti të që shënojë.

Deri në minutën e 27-të kur pas një harkimi të Riyad Mahrez më së miri u gjend mbrojtësi Wes Morgan i cili nga afër shënoi për 1-0.

 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa në të dytën Escudero provoi nga largë, por pa sukses.

Nuk vonoi shumë dhe Leicesteri shënoi edhe golin e dytë.

Marc Albrighton pranoi një top në zonë dhe me një goditje të fortë shënoi në portën e Ricos për 2-0. Kjo ndodhi në minutën e 54-të.

 

Sevilla në minutën e 74, Sevilla mbeti me një lojtar më pak pasi Samir Nasri u ndëshkua me karton të kuq.

E gjithë kjo pas një kacafytje me Jamie Vardyn, ndërsa gjyqtari ndëshkoi të dy me kartonë të verdhë, e për Nasrin ishte i dyti.

 

Sevilla edhe me një lojtarë më pak kishte rast për të dërguar ndeshjen në vazhdime, po N’Zonzi nuk shënoi nga pika e bardhë.

Leicester kishte disa raste me Vardyn, por që nuk u shënuan.

Skuadra angleze kalon për herë të parë në histori në çerekfinale.