Sport
Shkronjat

Kupa e Kosovës vjen sot me ndeshjet çerekfinaleve.

Sfida kryesore e këtij rrethi luhet në ‘Shahin Haxhiislami’ të Pejës ndërmjet Besës së Prishtinës, transmeton KosovaPress.

Dy rivalet e mëdha në vendin tonë, do të ballafaqohen në këtë ndeshje, e cila është tejet e rëndësishme, për shkak se të dy skuadrat përmes Kupës kërkojnë daljen në Evropë.

Joshëse pritet të jetë edhe tri ndeshjet e këtij rrethi, veçmas për Llapin e cila pas barazimit me Ferizajn ka bërë një hap prapa në garën për titull, dhe tani gjitha forcat i ka të përqendruara në garat e Kupës, ku të mërkurën ndeshet me Lirinë në ‘Zahir Pajaziti’.

Ndërkaq, në dy ndeshjet tjera takohen Drenica-Ferizaj përkatësisht Trepça -Trepça ’89.

Çerekfinalet

Sot takohen:

Trepça-Trepça ‘89

Drenica-Ferizaj

Llapi-Liria

Besa-Prishtina